As nata më e errët nuk do ta ndalë diellin të lindë sërish…

ObserverKult ju sjell disa aforizma që flasin për diellin:

Sa më shumë është errësirë aq më shumë diej arrijmë të shohim në qiell. Derisa është ditë arrijmë të shohim vetëm diellin tonë./Jostein Gaarder

Dielli i të gjallëve nuk i ngroh më të vdekurit./Alphonse De Lamartine

Njerëzit ia mbyllin derën në fytyrë një dielli që perëndon./William Shakespeare

As nata më e errët nuk do ta ndalë diellin të lindë sërish./Khalil Gibran

Për një person që është i dashuruar me diellin, është e vështirë të shkojë atje ku dielli nuk ndriçon kurrë./John Galsworthy

Nëse një ditë zgjohesh e nuk e sheh diellin, ose ke vdekur ose je dielli./Jim Morrison
ObserverKult