Ashpërsohen kriteret për doktoratura, rihapen procedurat pas pesë vitesh

Pas pesë vitesh pezullim dhe pritje per studentët qe donin te vijonin ciklin e tretë të studimeve, Ministria e Arsimit ka rihapur këtë proces. Drita jeshile për këtë proces me rëndësi për botën akademike shqiptare bazohet në VKM-ne numër 808, e datës 11 dhjetor 2019.

Por ajo që vihet re është një vështirësim të disa prej kritereve bazë për të fituar titullin shkencor në Shqipëri, siç janë parimet seleksionuese, por edhe mekanizmat e kontrollit. Në këtë VKM përcaktohet qarte se udhëheqësit shkencor do të ketë një numër më të kufizura doktorantësh nga pesë ose shtatë kandidatë që ishte në tre doktorantë pavarësisht nëse udhëheqësi shkencor është i angazhuar me kohë të pjesshme në universitet.

Kështu një profesor do të udhëheqë jo më shumë se tre doktorante ndërsa ata qe mbajnë tiutullin profesor i acocuar do të udhëheqin jo me shume se dy doktorantë. Po ashtu një tjetër kriter i ndryshuar është zgjerimi i gamës se titujve të revistave shkencore ku doktorantët do të duhet të publikojnë botimet e tyre.
Është bërë zëvëndësimi i publikimeve nga “Tomson Reuters” ku doktorantët ishin të detyruar më parë të botonin në revistat ndërkombëtare me faktor impakti vetëm në këtë kategori kurse tashmë kandidatët për të përfituar gradën shkencore do munden të publikojnë edhe në “Journal Ctitations Reports” ose dhe ne Scopus.
Kandidati duhet të botojë së paku, shtatë artikuj shkencorë, të botuar në revista shkencore, brenda vendit ose ndërkombëtare të indeksuara.

Ky vendim i ri i Keshillit te Ministrave i hap rrugë edhe procesit të dhënies së titujve dhe gradave për të gjitha universitetet qoftë publike apo private të cilat plotësojnë kriteret e të qënit universitet dhe që kanë të përfshirë detyrimisht edhe programin e ciklit të tretë doktoral.
Studimet e Doktoraturës, janë niveli më i lartë i formimit akademik të kërkuesit shkencor, por sipas Ministrisë së Arsimit, nga kontrollet e kryera gjatë viteve te kaluara asnjë institucion arsimor nuk garantonte cilësinë akademike duke tejkaluar disa herë numrin e doktorantëve për profesor duke sjellë një rënie të fortë të cilësisë së formimit të tyre dhe nxjerrë në pah doktor shkencash me formim të cunguar akademik.

Masa drastike e bllokimit të Doktoraturave prej pesë vitesh sipas Ministrisë së Arsimit është bërë me qëllim rritjen e cilësisë në universitetet publike dhe private./konica.al