“Askush nuk u kujtua për Koçon”, fjalët prekëse të mikut të tij Mitro Çela

Një vit pa Koço Devolen! Aktori i madh i skenës sonë nuk ja doli që të fitonte betejën e tij më të rëndësishme. Sot një vit më parë Koçoja la një boshëllek të madh në zemrën e secilit.

Mitro Çela, miku i tij i ngushtë, foli dje në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Ai shprehu zhgënjimin e tij në lidhje me harresën që institucionet i kanë bërë të madhit Koço Devole.

“Sot kush po kujtohet për Koço Devolen? A ka ndonjë ceremoni që po zhvillohet për të? A është marrë kush me të përveç se ndonjë status në Facebook si Gon Llakaj, apo miqtë e tjerë? Jo.

“Keqardhje e madhe, pasi përveç këtij emisioni dhe ne që do e kujtojmë te Fiks Fare, por nuk mjafton. Koçoja është aktor i madh duhet t’i ishte kushtuar më shumë kujdes”, – tha ai.

LEXO EDHE: POSTIMI EMOCIONAL I AGRON LLAKAJT PËR KOÇO DEVOLEN…

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit Koço Devole. Në përkujtim të tij aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë disa rreshta me ndjekësit ku shkruan se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri.

Llakaj ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles, ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”.

Duke ironizuar institucionin e presidencës, Llakaj shkruan se ai nuk ka fuqi që ta vendosë një gjë të tillë, e ndërsa thekson se urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja”, referuar këtu dekorimeve të disa lokaleve nga ana e Metës.

“Ti duhet të jesh libër ne shkollën e artit të komedisë. Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor të parë të largimit tënd, të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Duke u mbledhur dhe folur për Ty…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU