Askush s’e di me siguri për kë bie kambana!/ Ju kujtohet ky citat?

Askush nuk është një ishull më vete; çdo njeri është pjesë e kontinentit, një copë e së njëjtës tokë…Vdekja e çdo njeriu më pakëson edhe mua, sepse unë jam pjesë e njerëzimit dhe kështu askush s’e di me siguri për kë bie kambana; ajo mund të bjerë edhe për ty.

John Donne

“Për kë bien këmbanat” e John Donne është në fakt një fragment nga “Devotions On Emergent Occasions” shkruar në vitin 1624, që fitoi veçanërisht famë në librin e Ernest Hemingway, “Për kë bien këmbanat”.

Libri merr këtë pasazh të veçantë dhe e zgjeron më tej. Diskuton zhdukjen e shpirtit teksa njerëzit vrasin njëri-tjetrin. Bota zbret në një kaos të dehur nga gjaku. Ai pranon se vrasja është ndonjëherë e nevojshme, por gjithmonë e gabuar. Dhe ndërsa ai konflikt i brendshëm mund të mos shfaqet në një episod dramatik, ai ende mund të zbehë në heshtje shpirtin.

Kur John Donne shkroi “Devotions On Emergent Occasions”, ai ishte Dekani i St. Paul’s, një zyrtar në Kishën e Anglisë në atë kohë. Ishte i sëmurë dhe mendoi se do të vdiste. Kështu ai shkroi librin 44 faqesh të përkushtimeve që trajton jetën, vdekjen, sëmundjen dhe shëndetin.

Megjithatë, Donne nuk ishte gjithmonë i njohur për “devotshmërinë” e tij. Studiuesit e letërsisë e njohin atë për poemat e tij shumë seksuale, metafizike.

“Pleshti”, për shembull, përdor metaforën e një pleshti ndërsa përpiqet të bindë dikë që të bëjë seks me të (një metaforë që mund të mos na rezonojë sot, por do të kishte qenë edhe humoristike dhe erotike atëherë… dhe ndoshta pak tronditëse).

Në rininë e tij, ai jetoi shpejt dhe shkroi poezi dashurie dhe erotike, dhe kur u rrit, u zhyt në fe dhe punoi në kishë. Jetoi në varfëri dhe udhëtoi shumë si i ri. U zgjodh në parlament dhe ishte një figurë e shquar në kishë në vitet e tij të mëvonshme.

Siç duket në shkrimin e tij, Donne e di gjithashtu çmimin e jetës. Përveç humbjes së vajzës së tij tetëmbëdhjetëvjeçare, ai nuk ishte i huaj për luftën. Gjatë udhëtimeve të tij, ai luftoi në Luftën Anglo-Spanjolle dhe ishte i pranishëm në pushtimin e qytetit spanjoll të Cádiz në 1596.

Përgatiti T.K/ ObserverKult

——————————————————-

jeta eshte , ora e jetes

Lexo edhe:

20 THËNIE PËR JETËN: JETA ËSHTË E VËSHTIRË SIDOMOS NJËQIND VJETËT E PARA!

ka është jeta? Pyetje sa e lehtë, po aq e vështirë. Mendje të thella filozofike kanë dhënë përcaktime të ndryshme se si e konceptojnë në mendjen e tyre gjënë më të çmuar që ka njeriu.

P.sh. shkrimtari e filozofi portugez Fernando Pessoa, aq bukur e ka thënë:

“Nëse, pasi të vdes, duan ta shkruajnë biografinë time,
Nuk ka asgjë më të lehtë.
Kam vetëm dy data – të lindjes, dhe të vdekjes.
Mes njërës dhe tjetrës të gjitha ditët janë të miat.”

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult