At Anton Harapi, i pushkatuari nga regjimi

Anton Harapi

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi At Anton Harapin, pushkatuar nga regjimi komunist.

Ai lindi më 5 janar 1888 në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Më 1910 jep mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër. Më 1918-1919, shërben si famullitar në Malësinë e madhe. Gjatë viteve 1922-1924 ishte bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar “Ora e Maleve”.

Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më pas në vitin 1924 bëhet drejtor i tij. Në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës” dhe gjatë kësaj periudhe shkroi rreth 70 artikuj në revista të ndryshme, si dhe botoi disa libra.

Më 1940, u zgjodh anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Më 1943 u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944. U arrestua më 5 qershor 1945 e më pas më 20 shkurt 1946 u pushkatua./ATSH

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

DËNIMI I STREHUESVE TË PATËR ANTON HARAPIT: BURGOSJE GRASH, I TË MITURVE DHE EKZEKUTIME

Dënimi i Patër Anton Harapit u shoqërua me arrestime, torturime dhe dënime të rënda. Disa u vranë të tjerët u burgosën. Mes të burgosurve kishte edhe gra e fëmijë

Anton Harapi fshihej prej muajsh në Plan të Pultit. Kërkohej nga komunistët si ish-anëtar i Këshillit të Regjencës, post të cilin kleriku e kishte bërë të qartë që e kishte pranuar për të shmangur gjakderdhjen në Shqipëri. Megjithatë qëllimet dhe personaliteti i tij, nuk mund ta mbronin para dallgës hakmarrëse të komunistëve, ndaj kur ata hynë në Tiranë në fundvjeshtën e 1944-ës, Anton Harapi shkoi në Shkodër dhe nga aty në Dukagjin.

Pasi qëndroi disa ditë në Kir, u vendos në Plan të Pultit, ku kaloi gjithë dimrin e pranverën e ardhshme deri në…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult