“At Gjergj Fishta” i Sabri Hamitit, në duar të lexuesve

Ka parë dritën e botimit libri më i ri akademik Sabri Hamitit, “Át Gjergj Fishta”.
Libri është botuar në 80-vjetorin e kalimit në amshim të poetit kombëtar, Gjergj Fishta. Në 182 faqe të librit përmblidhen shkrime studimore e eseistike të Sabri Hamitit për Gjergj Fishtën nga viti 1993 deri në vitin 2020.
Libri ka dalë në edicion të “Botime Françeskane” nga Shkodra, në kuadër të botimeve të revistës së famshme “Hylli i Dritës”./ ObserverKult