Nga Charles J. Orlando
Dashuria nuk ka lidhje me atë çfarë jep apo çfarë merr. Nuk ka lidhje me angazhimin, ndershmërinë, premtimet, respektin, dëshirat, komunikimin. Edhe të kuptuarit e gjërave njësoj apo me të ndjerit se je në një shoqëri të mirë.
E dashuria e madhe i përfshin të gjitha këto por dashuria në vetvete është ajo që ti ndjen për veten kur je në praninë e njeriut që dashuron.
Nëse kur je me atë, ti ndjehesh mirë me veten, atëherë gjithë të tjerat vijnë krejt natyrshëm.
Ti dëshiron ta dëgjosh me vëmendje njeriun që dashuron… Ti dëshiron të qëndrosh vetëm me atë.
Nuk do nxitesh kurrë të gënjesh, të tradhtosh, të shkelësh një premtim apo të mos e respektosh në gjithçka që bën… Dhe kjo sepse gjithçka sa më sipër, shkon ndesh me atë që ti ndjen për veten.
Nëse nuk e respekton atë që dashuron, është e qartë se në fakt kjo është një shenjë e mungesës së respektit ndaj vetes.
Ja pra! Kjo është “dashuria” sipas meje: Kur ti shikon reflektimin tënd te njeriu që dashuron dhe as që do të të shkonte në mendje ta trajtoje si dikë të parëndësishëm!”
*Marrë nga profili në Facebook i Silvana Kola-Loka
ObserverKult
Lexo edhe:
SILVANA KOLA-LOKA: E KAM DASHUR AQ SHUMË…
Nga Silvana Kola-Loka
U dëgjua zilja e mesazheve. Hapa telefonin. Kemi krijuar një grup komunikimi me disa kolege të punës, me të cilat kemi shumë gjëra të përbashkëta. Komunikimet janë shumë interesante; nga gjëra të vogla të jetës së përditshme deri tek diskutimi nëse duhet të fillojmë të kursejmë për ta çuar hirin në hapësirë pas vdekjes. Ai mesazh ishte për mua.
Silva! Si mendon ti se dikush duhet t’ia tregojë dashurinë dikujt tjetër? Cila do ishte mënyra më e mirë për ta bërë tjetrin të të dojë?
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult