“Atelieja e Piktorit të Panjohur” në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Është hapur së fundmi ekspozita “Atelieja e Piktorit të Panjohur” e artistit bashkëkohor Genc Kadriu në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e teta me radhë që nga fillimi i rrugëtimit të tij.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më datë 12 nëntor të këtij viti.

Për së afërmi këtë ekspozitë e kanë parë kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku që të dy së bashku me artistin Kadriu dhe ekipin eksploruan hapësirën ekspozuese.

Kështu ka njoftuar MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Publiku ftohet të perceptojë pikturat, skulpturat dhe shkrimet e stilit kaligrafik nga këndvështrimet e tyre. Kështu, veprat depërtojnë dhe flasin drejtpërdrejt te mendjet e atyre që i shohin.”, thuhet në njoftim./ObserverKult  


Lexo edhe:

NË GALERINË E ARTEVE NË PEJË U HAP EKSPOZITA E SAIMIR STRATIT

Ekspozita shfaq vepra ku pasioni, durimi, kreativiteti, imagjinata e teknikat e veçanta janë pjesë e secilës prej tyre.

Ekspozita e artistit Saimir Strati mblodhi shumë artdashës në galeri.

“Ftesa për Pejë ishte shumë befasuese. Për Pejën kisha dëgjuar por nuk kisha shkelur më parë. Në të gjitha vendet e Kosovës ku kisha vajtuar më kanë thënë se këtu është e bukura e Kosovës dhe më tej nuk ka”, ka deklaruar Strati para të pranishmëve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult