Audioguidë që zbulon “sekretet” e Selisë së Qeverisë së parë të Shqipërisë

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë tashmë mund të vizitohet nga të gjithë nëpërmjet një audioguide të realizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shprehet se “sot, është dita të nderojmë ata shqiptarë. Që bënë të mundur që flamuri kuq e zi të valëvitet i lirë dhe krenar”.

Ajo fton që të gjithë që të vizitojnë Muzeun e Pavarësisë, kësaj herë shoqëruar edhe me audioguidë. Që do t’u zbulojë “sekretet” e Selisë së Qeverisë së parë të Shqipërisë së “mosvarme”, transmeton “ATSH”.

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, siç njihet ndryshe godina ku ka pasur Selinë Qeveria Provizore e Ismail Qemalit në Skelën e Vlorës, është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë dhe Muze i Pavarësisë Kombëtare më 27 Nëntor të vitit 1962.

Ndërsa emërtimin përfundimtar “Muzeu Kombëtar i Pavarësisë” e ka marrë me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 293, datë 17/05/2006.

Audioguida përbëhet nga 9 pika interesi, një për çdo sallë, me kohëzgjatje 20 minuta.

Audioguida mund të përdoret si një vizitë e plotë sipas itinerarit të caktuar ose nëpërmjet kërkimit të sallave ose personazheve historik.

Aplikacioni pa pagesë në Play Store: https://play.google.com/store/apps/details…dhe AppStore https://apps.apple.com/…/muzeu-komb%C3…/id1586429445

—————————————

LEXO EDHE: FJALIMI I PANJOHUR I ISMAIL QEMALIT: KOSOVA KA QENË DHE DO TË JETË SHQIPTARE

Ky është fjalimi që Ismail Qemal Vlora ka mbajtur para parisë së qytetit të Vlorës në shkurtin e vitit 1913, ku ai midis të tjerash sqaron bashkëqytetarët e tij dhe nëpërmjet shtypit të gjithë shqiptarët, si dhe përse vendosi që të vinte në Shqipëri për të shpallur Pavarsinë, të gjitha shkaqet dhe arsyet se si ai u pengua që të ngrinte flamurin në qytetin e Durrësit dhe u detyrua që të vinte dhe ta ngrinte në Vlorë, formimin e kabinetit të tij, përse u detyrua që ta përfshinte Esat Pashë Toptanin…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU