Aurela Gaçe dhe Stine rikthejnë Dr.Florin

Aurela Gaçe dhe Stine kanë bërë me dije sot që po sjellin një bashkëpunim të ri muzikor. Pjesë do jetë edhe Dr. Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela pak më herët, ndërsa në foto shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një led të madh.

Ajo tregoi se kjo këngë do përfshihet në albumin e saj të ri, ndërsa Stine tregoi se projekti është i ngjashëm me ato të viteve ’90. Klipi del shumë shpejt dhe sigurisht fansat e Dr.Florit janë gëzuar më së shumti, transmeton ‘lapsi.al”.

Kanë kaluar 7 vite pa Dr.Florin

Si pa kuptuar kanë kaluar 7 vite pa Dr.Florin, i cili ndërroi jetë papritur duke lënë pas një boshllëk të madh tek të afërmit e tij.

Ai kujtohet pothuajse çdo vit nga anëtarët e grupit West Side Family si dhe nga miqtë e tij më të ngushtë si Aurela Gaçe dhe Ermal Mamaqi.

Kujtojmë se këngët e tij vazhdojnë të mbeten HIT. Ndër to, mund të përmendim “Origjinale”, “Ça na ke” si dhe këngët me West Side Family si: “Mesazh”, “Kena Lind Për Qef”.

Aurela Gaçe dhe Stine

LEXO EDHE: West Side Family: Gjysma vetes time më mungon (teksti dhe kënga)

Zgjohem në mëngjes me afshin tënd
Gjysma vetes time më mungon,
S’dua ta pranoj por e pranoj
Nuk jam, nuk je, nuk ekzistoj,
Ndjej trupin të më ftohet në këtë natë
Ku janë prekjet tua të më ngrohin prapë
Tani nuk jam, nuk jemi ne,
Sa ftohtë këtë natë, sa ftohtë këtë natë!

KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU: