Aurela Gaçe shpesh në rrjetet sociale ka kritikuar blerjen e klikimeve nga këngëtarët.
Së fundi, Gaçe përmes një postimi ka thumbuar reperët duke krahasuar klikimet e tyre me ato të Eminem, Snoop Dogg dhe Dr Dre, në këngën e tyre më të re, “Back in the game”.
Artistja shkruan se, legjendat e hip hop-it bashkë në 5 ditë kanë mbledhur 7 milionë shikime në “YouTube”, ndërsa nëse kjo ndodh me artistët në Shqipëri do t’u thuhet se u ka rënë fama.
Ajo shigjeton artistët e rinj duke thënë se me tri vjet sukses në skenë flasin për ata që kanë vite dhe iu kanë dalë thinjat në skenë.
“Jalla, janë mbledhur gjigantët e hip hop-it. 5 ditë 7 milionë. Pfff u ka rënë fama do thoshin këtu.
Ahhhh teksti. Në fakt teksti i këtyre profesorëve është fiks, po fiks për ata që me 3 vjet sukses bëjnë blah-blah për ata që u kanë dalë thinjat në skenë.
Ju ftoj ta dëgjoni. Domethënë tregoni respekt m….f….. “, shkruan artistja Aurela Gaçe.
Lexo edhe:
AURELA GAÇE REAGON E ZHGËNJYER NGA FESTIVALI I KËNGËS: NDODH TË TË FSHIHET DHE HISTORIA…
Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e tretë e ‘Festivalit të Këngës’, gjatë të cilës artistët pjesëmarrës bashkë me disa prej artistëve më të njohur shqiptarë sollën duete me këngët që janë performuar ndër vite në festival.
Këngëtarët e mirënjohur si Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Valentin Markvukaj, Josif Gjipali, Bojken Lako.Redon Makashi, Altin Goci u ngjitën edhe një herë në skenën e Festivalit kombëtar, në një duet me konkurrentët për të kënduar hitet e tyre…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult