Studiuesi Auron Tare deklaroi sot se Shqipëria e ka humbur njëherë e mirë mundësinë për turizmin elitar.
“Edhe pse mundësitë kanë qenë shumë të mira për të bërë turizëm elitar, kjo gjë nuk mund të bëhet më.”
Ai ka theksuar se në Shqipëri ka fituar babëzia.
Sipas Tares turizmi elitar nuk mund të bëhet më, pasi nuk ka një strategji për këtë, nuk ka asnjë koncept zhvillimi dhe është e pamundur prishja e kilometrave të tëra me ndërime kaotike.
“Ndryshimit cilësor i duhet kohë. Kjo do një kulturë të zhvilluar të shtrirë në kohë, nuk mund të ndryshojë menjëherë. Cilësia do jetë njësoj si vitin e kaluar. Nuk mund të jemi konkurrues me vendet e rajonit sepse nuk ofrojmë të njëjtën cilësi për të njëjtin çmim.
Shqipëria ende nuk e di ku do shkojë me turizmin, si në çdo fushë tjetër. Kemi dalë të luajmë e duam të shkojmë në kategorinë e parë po këpucët i kemi të NISH Gomës së Durrësit, topat e qepura me dorë, fushën me gropa e duam të luajmë me Liverpulin. Shqipëria e ka humbur me kohë trenin për turizmin elitar.
Ai mund të bëhej kur vendi i hap pas vitit 1990 e kishte fatin e madh të hynte në lojën e turizmit e fundit dhe të mësonte shumë nga gabimet që kishin bërë vendet e tjera mesdhetare. Mund të merrte më të mirën e mundshme. Por triumfoi babëzia dhe turizmi shqiptar është në këtë pikë që është sot. Gabimet që janë bërë në Shqipëri janë të parikuperueshme sepse duhet të prishësh hapësira të mëdha, kilometra të tëra ndërtime kaotike në bregdet. Gjë e pamundur.” – tha Tare./gazetatema.net
ObserverKult
Lexo edhe:
ISHTE VJEDHUR NË VITIN 1991, AURON TARE: NEGOCIATAT ME QEVERINË GREKE PËR TË RIKTHYER…
Agripe është rikthyer në Butrint pasi ishte vjedhur dhe ndodhej në Greqi.
Auron Tare, themeluesi i Parkut Kombëtar të Butrintit ka rikthyer edhe njëherë ngjarjen e 19 viteve më parë, kur në Butrint u rikthye busti i Agripes, i cili ishte vjedhur në vitin 1991 dhe ndodhej në Greqi.
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU