Australi, thirrje shqiptarëve të regjistrohen me gjuhën shqipe

Australia zhvillon për gjatë gjithë gushtit censusin e popullsisë së saj. Në censusin më të fundit në vitin 2106 vetëm 2870 persona ishin të deklaruar shqiptarë me një rritje prej 19.7 për qind nga censusi i 2011.

Sakaq, shoqatat shqiptare në Australi bëjnë thirrje që në censusin e ri gjatë plotësimit të formularit shqiptarët të shënojnë dhe gjuhën shqipe për të vërtetuar numrin real të shqiptarëve atje.

“Këtu më poshtë tregon numri se sa shqipëtar gjithsejt jemi në Australi kur aq banor janë vetem në Adelaide apo më tepër.Pa marrë parasysh se nga cilat vise vini apo keni lindur këtu , po qe se e shkruan se gjuha shqipe flitet në shtëpi ajo pranohet dhe del numri i vertet se sa Shqipëtar jemi në Australi. Më nderime nga Kryesia,në qoftë se keni ndonjë pyetje mund ta postoni në këtë faqe”,thuhet në postimin e “Albanian Australian Society in South Australia”.

Në formular krahas të dhënave kërkohet edhe feja, gjuhët që flet, vendi i lindjes së prindërve dhe viti kur kanë mbërritur në Australi.

Shqiptar i parë i regjistruar në Australi është Naum Konxha, i cili shkoi në Brisbane në vitin 1885 me bashkëshorten e tij angleze dhe vendosi të qëndrojë përgjithmonë./diaspora shqiptare