Aventurat e “101 dalmatëve”, vijnë në një frymë të re

 Disney po i jep një tjetër frymë klasikut ‘’101 dalamtët’’ duke e përshtatur në serial të animuar me personazhe të reja dhe dekore të modernizuara.

Filmi do të shfaqet në Disney Channel nga 18 marsi në Francë përpara transmetimit përtej Atlantikut.

Nuk bëhet fjalë këtu për Pongo, Perdita apo Kruela e keqe që vidhte dalmatët për t’i bërë pallto, e quajtur “101, rruga e Dalmatëve”, seriali vijon aventurat e Dolly dhe Dylan, më të mëdhenjtë e vëllezërve të 99 dalmatëve që jetojnë pa një padron në Londrën e ditëve të sotme.

Në mungesë të prindërve të tyre që punojnë gjatë ditës, dy vëllezërit më të mëdhenj merren me menaxhimin e punëve brenda shtëpisë. Dhelpra , qeni, miu, ketri edhe një kalë, gjithë fauna urbane e personazheve dytësore shoqëron qenushët në këtë version të ri të filmit klasik të Disney i transmetuar në 1961, edhe ai i përshtatur nga një roman i Dodie Smith i publikuar në 1956.

Një bashkëprodhim britaniko-kanadez, seriali do të ketë 20 episode me 20 minuta kohëzgjatje ku ngjarjet zhvillohen në lagjen e Camden Town, në veri të Londrës.  Situatat në film rrjedhin me një ritëm më të shpejtë se në versionin origjinal dhe ngjyra e gëzofit të qenushëve është përshtatur me tendencat aktuale./atsh