“Baba po zvogëlohet”, poezinë e Halil Matoshit e lexon Engjëllushe Alla (Video)

Baba po zvogëlohet, poezi nga Halil Matoshi

Kur erdha në jetë vigani i parë që ndesha ishte ai

Vigani vetë dhe ideja

Po hyj në të dyzetat jam bërë baba
Kur flas me babën jam fëmijë

Vallë cili jam në sytë e fëmijëve të mi?

Dhe përditë e më pak vend në shtëpi po zë
baba
Po zvogëlohet për habi
‘I grusht eshtra …

Një natë papandehur këtë e vërejta
E kërkoja me sy në shtratin e tij e s’e gjeja
Ku je baba!?-gati klitha

Ai më foli:”këtu diku jam bir…”- u gëzova
Si fëmija që ende kam një baba por ajo diku më trembi

Këtu diku, rëndom thuhet për margaritarë që na tretin para syve
Super! Ende kam baba-ndonëse gjithnjë e më të vogël
Sepse gjithnjë e më pak zë vend në bisedat
Në hapësirën banesore, në darkat solemne,
Zënkat dhe dashuritë tona
Po zvogëlohet baba…

Do të kërkojë edhe pak (pak) ngrohtësi
Në këtë akullnajë dhe do të iki me shpejtësi
Si një pendël zogu n’hava
Do ta bart era një baba
Një viga…

Po zvogëlohet baba.

ObserverKult

Halil Matoshi

Lexo edhe:

ÇASTE POETIKE ME HALIL MATOSHIN: ÇKA BAN NJI NANË… (VIDEO)