Baba: Shumica e të huajve vijnë në Shqipëri se është reklamuar si vend i lirë?!

Flora Xhemani Baba, eksperte turizmi është shprehur se shumica e të huajve zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë për shkak se çmimet janë më të lira.

E ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ajo theksoi se Shqipëria është reklamuar si destinacion i lirë.

“Shumica e të huajve që vijnë në Shqipëri, nuk po them për të gjithë, vijnë se Shqipëria është reklamuar si destinacion i lirë.

Për shembull, spanjollët nuk po bëjnë më pushime në Spanjë, sepse kushtojnë por vijnë në Shqipëri” – theksoi ajo.

Nga ana tjetër gazetari Flor Gjini nënvizoi se një spanjoll që do pushime luksi mund të gjejë në Shqipëri shumë më lirë se në vendet e tjera.

“Një spanjoll që do një pushim luksi, në Shqipëri mund ta gjejë shumë herë më lirë se diku tjetër”- tha ai./euronews.al

ObserverKult


Theth

Lexo edhe:

TURIZMI NË THETH, ÇDO KULLË NJË BUJTINË

Para pesë vitesh kemi shkruar “Të gjitha rrugët të çojnë në Alpe” dhe Thethi është njëra nga ato.

Përndryshe një realitet krejtësisht tjetër nga i djeshmi, qytezë turistike alpine në formim, me rreth 90 hotele, vila, guest hous. E bujtina, ku në të tilla qenë kthyer së pari kullat e banorëve.

Nga Ndue Dedaj

Ato mbajnë emërtimet e zonës: “Jezerca”, “Thethi”, “Berishta”, “Harusha”, “Tërthorja”, “Perla e Alpeve”, “Çarku”, “Polia”, “Dreni”, “Kroni i Micanit”, “Gurra”, “Shpella” etj.

“Shtëpi e çifteli” ka qenë një fjalë e urtë në këto male. Në njëfarë mënyre, kjo tregonte se kënga ishte e para.

Kurse sot mund të thuhet “shtëpi e bujtinë”. Kjo që do të thotë se i pari është biznesi i turizmit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult