Fëmija dhe e dashura i vdiqën, babai e braktisi, por ai kurrë s’u dorëzua

Keanu Reeves ka përjetuar një sërë ngjarjesh të rënda dhe tragjike në jetën e tij, para dhe pasi u bë yll i popullarizuar në gjithë botën.

Aktori u bë famshëm në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, përmes roleve ikonike në filmat, si “Bill & Ted’s Excellent Adventure” (1989) dhe The Matrix (1999), mirëpo jeta e tij personale është shoqëruar me ngjarje mjaft të dhimbshme.

Babai e braktisi kur ishte shumë i vogël

Keanu ka lindur në Bejrut të Libanit. Nëna e tij është britanike, kurse babai me origjinë kinezo-havaiane. Samuel Nowlin Reeves e braktisi familjen kur aktori ishte shumë i vogël, ndërsa thuhet se ka pasur kontakte me të deri në moshën 13-vjeçare.

Ka ndërruar katër shkolla të mesme dhe ka vuajtur nga disleksia që ia ka bërë mësimin shumë të vështirë

Gjatë një interviste për Daily Mail në vitin 2008, Reeves ka treguar se brenda pesë vitesh i kishte ndërruar katër shkolla të mesme. Ndërsa në një botim të Vanity Fair të vitit 1995 thuhej se Keanu dhe motra e tij, Kim, janë disleksikë.

Disleksia, si term i përgjithshëm, nënkupton çrregullimet që përfshijnë vështirësitë në të mësuarit e leximit ose të interpretimit të fjalëve, shkronjave dhe simboleve tjera, por që nuk ndikon në inteligjencën e përgjithshme.

Kur ishte 23 vjeçar, miku i tij më i mirë, River Phoenix,
vdiq nga një mbidozë dro ge

Aktori River Phoenix, të cilin Reeves e njihte me vite të tëra dhe ishin bërë miq të mirë, ndërsa kishin aktruar bashkë në “My Own Private Idaho”, ndërroi jetë në tetor të vitit 1993 jashtë një klubi në Los Angeles, nga intoksikimi nga kombinimi i disa llojeve të drogave.

Dashuria e jetës së tij, Jennifer Syme, ngeli shtatzënë, por fëmija lindi i vdekur

Në vitin 2000, lajmi u konfirmua nga revista People, ndërsa çifti e kishte pagëzuar foshnjën vajzë me emrin Ava. Fetusi lindi i vdekur pas tetë muajsh shtatzëni, ndërsa dhimbja ishte e papërballueshme për çiftin dhe ata u ndanë disa javë më pas.

Pas 18 muajsh, Jennifer vdiq në një aksident komunikacioni

Edhe pas ndarjes, Reeves dhe Syme vazhduan të ishin të afërt. Mirëpo, në prill të vitit 2001, ajo pësoi një aksident në Los Angeles duke u përplasur me tri vetura të parkuara, automjeti i saj u rrotullua disa herë, ndërsa Jennifer kishte fluturuar jashtë dhe kishte vdekur në vend. Në veturën e saj, policia kishte gjetur barna kundër depresionit dhe substancë narkotike. Humbja e saj e kishte rrënuar akoma më shumë Keanun.

Motra e aktorit kishte vuajtur nga leukemia. Pas shërimit të saj, ai i dhuroi 70 për qind të përfitimeve nga “The Matrix” për spitalet që e trajtonin leukeminë

Kim Reeves, e cila është më e re se Keanu, ishte diagnostikuar me leukemi në vitin 1991. Ajo ka luftuar me sëmundjen për afro një dekadë dhe gjatë gjithë kohës kishte mbështetjen e vëllait të famshëm. Asokohe është raportuar se aktori kishte dhuruar 70 për qind të përfitimeve nga “The Matrix” për spitalet që merreshin me trajtimin e leukemisë. Edhe pse nuk ka të dhëna që e konfirmojnë shumën e saktë të parave të dhuruara, Reeves është një kontribuues i vazhdueshëm për çështjet e bamirësisë. Aktori ka një fondacion privat që i ndihmon spitalet e fëmijëve dhe institutet hulumtuese të kancerit, por nuk dëshiron që t’i bëjë publike ndihmat e tij.

Leukemia është një kancer i qelizave të gjakut, ku në palcën kockore prodhohen qeliza anormale të gjakut. Zakonisht, në leukemi prodhohen leukocite (qeliza të bardha të gjakut) anormale – të cila janë përgjegjëse për t’i luftuar infeksionet.

Ai nuk posedon rezidenca luksoze si yjet tjera dhe nuk blen gjësende të shtrenjta

Aktori ka një shtëpi mesatare në Hollywood Hills (krahasuar me të famshmit tjerë), ndërsa rrallëherë shihet me rroba të shtrenjta, për dallim nga kolegët e tij.

Ka pasuri rreth 350 milionë dollarë, por udhëton me transport publik

Reeves posedon disa motoçikleta klasike dhe me raste është parë duke vozitur Porschen e tij, mirëpo shpesh është parë duke udhëtuar me metro, sikur të gjithë qytetarët e zakonshëm.

“Është klishe se paratë nuk ta blejnë lumturinë. Mirëpo, ta blejnë lirinë që ta jetosh jetën ashtu si do vetë”, ka thënë Keanu Reeves në vitin 2008./Telegrafi

————————————–

Lexo edhe:

Roza Anagnosti, pse ia dënuan babanë më 1950 me 15 vjet burg politik?

ObserverKult