Babai e quajti Albano, këngëtari italian tregon historinë e emrit që lidhet me shqiptarët

Këngëtari italian, Albano Carrisi ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me Shqipërinë.

I ftuar kohë më parë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, artisti italian tha se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë i lidhur me tokën shqiptare.

“Albano kush ta ka vendosur këtë emër, mos ta ka vendosur ndonjë shqiptar?”, e pyeti njëri prej fëmijëve ndërsa këngëtari italian iu përgjigj:

“Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në ’40-ën. I tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.

Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurt, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë”, tha artisti italian ndërsa ka folur dhe për përshtypjen e parë që pati për Shqipërinë.

“Ka qenë një përshtypje e mirë sepse kisha dëgjuar shumë fjalë nga babi im për Shqipërinë. Ai ka qenë në një periudhë tragjike këtu.

Më kërkoi që të vija këtu dhe zbulova bukurinë e këtij vendi. Dhe ashpërsinë e gjithë epokës që ka kaluar për shkak të zgjedhjeve politike.

Por është një vend që e lejon veten që të jetë i dashur dhe të japë dashuri. Jetoj përballë Shqipërisë, kur hip në tarracë bëj një të bërtitur dhe jehona e Shqipërisë kthehet mbrapsht“, tha ai. /abcnews.al


Lexo edhe:

A KISHTE DORË RAMIZ ALIA NË RRËZIMIN E SHTATORES SË ENVER HOXHËS? 20 SHKURTI I 1991 SIPAS ALBANOLOGES RUSE…

20 shkurti ka hyrë në histori si dita e “rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës” nga sheshi në qendër të Tiranës.

Gjatë viteve kanë dalë të dhëna të shumta se rrëzimi pa viktima i komunizmit në Shqipëri ishte një teatër i dirigjuar.

Historiania Nina Smirnova, në librin e saj “Historia e Shqipërisë Përgjatë Shekullit XX”. Rrëfen vendimin për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult