“Babai i vuajti shumë trazirat e ‘97-tës”, rrëfehet e bija e Vedat Kokonës

Vajza e shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur, Vedat Kokona, Mirvjen Kokona, ka treguar se babai i saj i përjetoi me shumë dhimbje trazirat e vitit ’97. Ajo zbuloi se i ati nuk shkruante dot nën krismën e armëve.

Sakaq, tha se në fillim të viteve ‘90 shkrimtari përjetoi momentet më të bukura si kthimi në Paris dhe nderimi me titullin e lartë “Oficeri i Palmave Akademike”, por kjo lumturi nuk zgjati shumë.

“E jetonte me dhimbje periudhën e vitit ’97. Nuk i vinte fare mirë për ato që dëgjonte, trishtohej shumë, jashtëzakonisht shumë dhe nuk shkruante dot. Si mund të shkruante në atë kohë kur ndodhën ato ngjarje. Kënaqësia që ai mori ishte pas ’90, kur bëri një udhëtim në Londër dhe pastaj vajtjet në Paris. Ai u kthye në Paris pas kaq kohësh, jo më si student, por si profesor frankofonë, njohës i frengjishtes dhe u vlerësua nga Franca, nga ministri fracez me urdhrin e letërsisë së arteve dhe pastaj si ‘Oficerë i Palmave Akademike’,… u kthye në Paris, ku mori këto dhe sidoqoftë kënaqësitë ishin shumë të mëdha”, u shpreh Mirvjen Kokona. /abcnews.al

ObserverKult


sabit rrustemi

Lexo edhe:

SABIT RRUSTEMI: QË T’KETË KUSH PËR T’NA PËSHTYRË

Poezi nga Sabit Rrustemi

U mbulue në gaz e në tym e flakë
Gaza
dala e plastë

Një e qeshur e vetme s’u pa
në fytyrat e njerëzve
që ende ruajnë brenda vetes
një trohë zemër

Planeti Tokë u rrudh
prej egërsisë së pjellës që ushqen
u step

Xhindin që u ngrit peshë
nga Shpirti i Lig
kush ta urtojë
kush ta ndalojë
s’ka

Gjithçka e mirë
e ëmbël dhe e dashur
shkoi për lesh e për pluhur
e nuk mbet as hiri

Tej kësaj bote
në tjetër planet ra
nga turpi

Buzët u dogjën prej lotësh
u përgjakën puthjet
rruzullit tretën
e fjalët
prej gjuhëve të prishura
u zhbënë
as në të lehura s’gjasojnë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult