30 anëtarë të një trupe baleti, të shoqëruar nga muzikantët e Orkestrës Simfonike të Parisit, kanë realizuar një performancë para shtëpisë së operës, si shenjë proteste për reformat e pensioneve.
Qindra njerëz janë mbledhur për të parë performancën 20 minutëshe të balerinëve.
E këto reforma të pensioneve do të kenë ndikim edhe tek artistët.
Punëtorët francezë kanë pensionet më të mira në botë përmes një sistemi të ndarë në disa grupe, transmeton KTV.
Qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka deklaruar se privilegjet e pensioneve nga sistemi i vjetër është i padrejtë dhe dëshiron një sistem pikësh që kontributet e punëtorëve do t’i trajtonte barabartë.
Balerinët në Francë pensionohen në moshën 42-vjeçare dhe marrin një pension të veçantë.
Opera e Parisit rekruton dhe stërvit fëmijët nga mosha tetë vjeçare.
Pas pensionimit, ata bëjnë punë që kanë të bëjnë me vallëzimin dhe kjo është një mënyrë e mirë për të jetuar një jetë mesatare.
Prejse kanë filluar grevat më 5 dhjetor, 45 shfaqje të operës dhe baletit janë anuluar në Paris.
Shtëpia e Operës ka njoftuar se për 20 ditë ka humbur tetë milionë euro nga shitja e biletave.