Me datë 1 nëntor duke filluar nga ora 20:00 do të shfaqet “Correr o Fado” në Prishtinë, derisa në Pallatin e Rinisë në Prishtinë e njëjta shfaqje u pat shfaqur edhe me datë 8 qershor të këtij viti.
Me datë 2 nëntor shfaqja “Correr o Fado” nga ora 20:00 do të shfaqet edhe në Gjilan, ndërkaq me datë 3 do të shfaqet në Shtimje, në ora 19:00.
Kështu ka njoftuar Baleti Kombëtar i Kosovës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Ndryshe, koreografia e kësaj shfaqje është realizuar nga Daniel Cardosos./ObserverKult
Lexo edhe:
MAHMUD DERVISH: AJO NË DARKË ËSHTË E VETMUAR…
Poezi nga Mahmud Dervish
Ajo në darkë është e vetmuar
dhe unë jam i vetmuar, si ajo.
Midis meje dhe qirinjve të saj në restorantin e dimrit
janë dy tavolina të zbrazura (hiçgjë nuk e trullos
heshtjen tonë).
Ajo nuk më sheh mua, kur e shoh
tek këput një rozë nga kraharori i saj.
Edhe unë po ashtu, nuk e shoh atë, kur më sheh mua
tek thith nga lëngu im një puthje…
Ajo nuk e thërrmijëson bukën e saj
edhe unë po kështu, nuk e derdh ujin
mbi pecetën prej letre.
(asgjë nuk e trazon dot paqen tonë).
Ajo është e vetmuar, edhe unë para bukurisë së saj
i vetmuar jam. Çne që nuk na njëson brishtësia?
thashë me vete
– Pse nuk e po shijoj dot pijen e saj?
Ajo nuk më sheh, kur e shoh,
tek e vë njërën këmbë sipër tjetrës.
Po kështu, as unë nuk e shoh atë, kur më sheh
tek heq xhaketën…
Asgjë nuk e shqetëson atë për mua
asgjë nuk më shqetëson mua, sepse ne jemi tani
dy bashkëtingëllore në harresë.
Darka jonë qe, secili më vete kuptohet, joshëse.
Zëri i natës qe blu.
Nuk jam i vetmuar, e as ajo nuk është e tillë.
Së toku i vëmë veshin kristalit.
Asgjë nuk e thyen natën tonë.
Ajo nuk thotë:
Dashuria lind si një qenie e gjallë
e përfundon si një ide.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult