Baleti Kombëtar i Kosovës me premierë në Nju-Jork

Baleti Kombëtar i Kosovës, do të shfaq premierën e dytë për vitin 2024, në Nju-Jork, SHBA, në bashkëpunim me koreografen amerikane Chiara Ajkun.

Premiera e baletit do të shfaqet në teatrin Theater at St. Jean në Manhatan në datat 31 maj 2024, duke filluar nga ora 19:30-21:00. Gjithashtu në datat 1 qershor duke filluar nga ora 19:30 dhe 2 qershor nga ora 2:00. Dhe me datë 16 gusht 2024, duke filluar nga ora 19:30.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ndërkaq për krejt ata që janë të interesuar të shohin shfaqjet e BKK në Nju-Jork, biletat i gjeni përmes linkut KËTU:

ObserverKult


martin camaj deshta
Martin Camaj

Lexo edhe:

MARTIN CAMAJ: DHE DASHUNOJ MÂ TEPËR ATE GRUE

E kujtoj fëmi endè para kandilit
ftyrën tande mâ të ndritun se flaka.
Dhe e dijsha se ke me u bâ e hijshme
kur pijshe ujë etshëm mbas shujte.
E dijsha se vjeshta ka me mbushë pusat
me pika shiut plot e për maje.

Tash del hana e re çdo muej
e më bjen me vehte jehonën
e vonueme të kohës sate.

E pyes vehten: si mundet ajo
me kthye buzë pusave të ngimë
ku tash janë mure punue me gur
të latuem dhe ndoshta ndrisin dhe kandila të ri
ngarkue me tym.

Dhe dashunoj mâ tepër ate grue
pse endè merr pranverën e jetës
në atë trup të mbuluem me tesha
të ashpra zhguni
pse ajo âsht nji rreth në vargonin
e jetës seme që e due të tanësishme.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Fan Noli

FAN NOLI: MARSHI I BARABAIT

Marshi i Barabait, poezi nga Fan Noli

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

O stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
O kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult