Baleti Kombëtar i Kosovës me shfaqje në Austri e Amerikë

Baleti Kombëtar i Kosovës çdo ditë e më shumë po avancohet dhe synim kryesor mbeten skenat e mëdha botërore.

Por këtë vit për herë të parë balerinë nga Baleti i Kosovës do të udhëtojë në New York, ku do të prezantohet me shfaqjen “Migrimi”.

Përveç kësaj shfaqjeje, është paraparë që të performojë edhe në Austri me shfaqjen “Correr o Fado”, transmeton zeri

Balerina Aulonë Nuhiu në videon e publikuar nga Ministria e Kulturës thotë se kjo është arritur me përkushtimin e madh të balerinëve të Kosovës. Ajo tha se do të vazhdojnë edhe më tej përpjekjet për të arritur rezultate më të larta.

Për më shumë shikojeni videon:

ObserverKult


Lexo edhe:

BALETI I KOSOVËS NDERON HOLANDËN, PERFORMON PËR DITËN NACIONALE TË TYRE

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, me rastin e Ditës Nacionale të Holandës – Ditëlindjen e Mbretit Willem-Alexander ka dhënë shfaqjen “Pristine Condition” në koreografi të Arthur Kuggeleyn.

Kjo shfaqje abstrakte me një muzikë specifike ka mbledhur në Teatrin Kombëtar, zyrtarë e personalitete nga jeta politike dhe artistike.

Përderisa ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbozoo përmes një mesazhi ka uruar Ditën Kombëtare të këtij shteti. Po ashtu ditëlindjen e mbretit Williem Alexander.

Lobbozoo ka thënë mes tjerash se përkundër kohëve të vështira që po kalojmë për shkak të pandemisë është vërtetuar se sa të larmishme janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult