Prezenca kulturore e Kosovës në skenën ndërkombëtare po lartësohet. Performanca magjepsëse “Shtegtim”, e realizuar në mënyrë të përsosur nga trupa e Baleti Kombëtar i Kosovës, pas shfaqjeve në dy qytetet italiane, Villapiana dhe Altomonte, ka siguruar dy çmime.
“Balerinët Fatmir Smani dhe Aulonë Nuhiu u shpërblyen nga Festivali Ndërkombëtar ‘Fini Dance Festival’, në kategoritë ‘Kërcimtari më i mirë’ dhe ‘Kërcimtarja më e mirë’. Ky sukses është dëshmi e talentit, pasionit dhe punës së palodhur të balerinëve tanë”, njoftoi nëpërmjet një postimi në Facebook Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
“Duke e njohur vlerën e arteve skenike në formësimin e identitetit tonë dhe nxitjen e diplomacisë kulturore, MKRS rikonfirmon mbështetetjen e saj për zhvillim të këtij sektori”, thuhet në postim.
ObserverKult
Lexo edhe:
BALETI KOMBËTAR I KOSOVËS NDEROHET ME ÇMIMIN E EKSELENCËS NË ARTE NË UASHINGTON
Baleti Kombëtar i Kosovës është nderuar me çmimin e Ekselencës në Arte në Uashington DC.
Këtë e kanë njoftuar përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’.
Në deklaratë thuhet se ky çmim iu dha në përkujtim të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU