Baleti Kombëtar i Kosovës, u shfaq premiera e parë për këtë vit

Baleti Kombëtar i Kosovës ka shfaqur së fundmi në sallën e Pallatit të Rinisë në kryeqytet premierën e parë për këtë vit “Rebounds. A BasketBallet” ndërsa u prit me shumë entuziazëm nga publiku në sallë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Rebounds. A BasketBallet” është krijim i ri i stilit bashkëkohor derisa është realizuar në bashkëpunim me dy koreografët gjermanë Friederike Lampert dhe Jochen Roller. Ndërkaq kompozitori i muzikës është Ohad Talmor.  

Përndryshe për ata që dëshirojnë ta shohin, sonte do të jepet repriza e parë e shfaqjes “Rebounds. A BasketBallet”.

ObserverKult


Lexo edhe:

BERLINALE/ QENDRA KINEMATOGRAFIKE E KOSOVËS DHE AJO E SHQIPËRISË HAPIN PAVIONIN NË TREGUN EVROPIAN TË FILMIT

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) edhe këtë vit përfaqësohen me pavion në edicionin e 74-të të Tregut Evropian të Filmit (EFM) i cili zhvillohet gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) nga 15 deri më 21 shkurt.

“”European Film Market” është ndër 3 tregjet kryesore të takimit të industrisë ndërkombëtare të filmit dhe medias. Lidhja e ngushtë me Berlinalen si një festival filmi publik dhe pozicionimi i tij në zemër të Berlinit janë karakteristikat kryesore të këtij tregu, i cili e ka pozicionuar veten edhe si një platformë për inovacion e ndryshim”, ka njoftuar QKK përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Shazim Mehmeti

SHAZIM MEHMETI: ME ORË E ORË PRES, POR AJO NUK VJEN…

Poezi nga Shazim Mehmeti

Me orë e orë pres, por ajo nuk vjen.
Plas e plas, por nuk m’vijnë as fjalët.
Shpëlarë m’është mendja,
si kjo fletë e bardhë, e paprekur.

Gjë prej gjëje, s’mund të bëj,
në një gjendje mjerimi, si kjo.

Por, sa të vijë ajo,
do ndryshojë gjithçka:
sakaq do bëhem ujk, do ulërij,
do ta ndjek nëpër kthina,
do ta zë ngusht
në një kënd të vogël dhome,
gjak n’lak qafe do t’i pi,
do t’ia ha gjithë shpirtin,
teshat, zemrën, mishin…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult