Baleti Kombëtar i Kosovës, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga ‘Festivali Botëror i Vallëzimit’ që mbahet në Cheonan, Kore e Jugut!
Kjo do të jetë paraqitja e parë e tyre në Lindjen e Largët, teksa do të paraqiten me njërën nga shfaqjet e repertorit të shtatorit, gjegjësisht Festivali do të mbahet nga 25-29 shtator 2024.
“BKK, para pak ditësh, ka marrë ftesë për t’u shfaqur në Korenë e Jugut, përkatësisht në Festivalin Botëror të Vallëzimit në qytetin Cheonan”. Ftesa për pjesëmarrje në këtë festival presitgjioz, dëshmon edhe një herë punën dhe përkushtimin e BKK për të promovuar vlerat kulturore të vendit tonë, gjithandej nëpër botë!”, është bërë me dije përmes një njoftimi të BKK-së.
Përndryshe, festivali Botëror i Vallëzimit të Cheanon mbahet nga viti 2003.
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHURIA DUHET “TË USHQEHET” ÇDO DITË ME RESPEKT, VËMENDJE DHE PËRKUSHTIM
Nga Zygmund Bauman
“Dashuria nuk është një objekt i paketuar paraprakisht dhe i gatshëm për përdorim. Ajo na është besuar për përkujdesje, ndaj ka nevojë për angazhim të vazhdueshëm për t’u rigjeneruar, rikrijuar dhe ringjallur çdo ditë. Dhe dashuria di ta shpërblejë mirë këtë vëmendje, vetëm se kërkon kohë dhe energji.
Mirëpo në ditët e sotme, ta dëgjosh personin që do t’i dedikosh kohë, ta ndihmosh atë person në kohëra të vështira dhe të vendosësh nevojat e dëshirat e tij përpara dëshirave tona, është bërë diçka e tepërt dhe e pamundur. Dashuria është një fabrikë që punon papushim, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë”.
Dashuria sikundër e thotë autori më sipër, kërkon kohë dhe energji për t’u ndërtuar dhe forcuar.
Ajo lind papritur, por po ashtu mundet edhe të zbehet, në rast se nuk përkujdesemi në mënyrën e duhur. Dhe kjo mund të kuptohet shumë mirë. Kjo pasi shumë lidhje të të rinjve në ditët e sotme, nuk zgjasin. Pikërisht për shkak se nuk i kushtojnë kohë “ushqimit” dhe forcimit të ndjenjave.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult