ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:
Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur. /Tagora
Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo na lidh me jetën, vetëm ajo na lidh me njerëzit./ A.Podrimja
Në fillim të dashurisë dashnorët flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi, flasin për të kaluarën./Karlo
Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit./ Sandi
Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen./ Balzaku
Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten./ Femau
Kur njeriu ka dashuri, s’ka frikë./ Konfuçi
Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë./ Seneka
ObserverKult
LEXO EDHE: Sa më e madhe dashuria, aq më e madhe është tragjedia pasi dashuria të përfundojë…