Honore de Balzak:
“…Por një gjë dije, ngulite mirë në kokë për sa kohë që ajo arrin të mbajë mend: njeriun e tmerron vetmia. Dhe mes të gjitha llojeve të kësaj vetmie, vetmia morale është më e llahtarshmja.
Eremitët e parë jetonin me Zotin, ata bënin pjesë në botën më të populluar, atë të shpirtrave. Mendimi i parë i njeriut, qoftë ai me lebër apo i burgosur, mëkatar apo ulok, është: të ketë një shok në fatin e tij. Në mënyrë që ai të mund të kënaqë këtë shtysë, e cila përbën vetë jetën, ai ushtron krejt fuqinë, krejt forcën e tij, energjitë e krejt jetës së tij.”
Nga “Vuajtja e shpikësit”
ObserverKult
Lexo edhe:
BALZAK: ZEMRA E NJË NËNE ËSHTË NJË HUMNERË E THELLË, NË FUNDIN E TË CILËS DO TË GJESH FALJEN…
Honore de Balzak është një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë botërore, krijimtaria kryesore e të cilit është përfshirë në “Komedia njerëzore”, që trajton Francën e pas vdekjes së Napolon Bonapartit.
Ai lindi më 20 maj 1799 dhe u nda nga jeta më 18 gusht 1850.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa aforizma nga Honore de Balzak:
– Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.
– Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen.
– Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur.
– Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.
– Njerëzit duhet të besojnë te martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit.
Tekstin eplotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult