Balzaku: Vetmia është e mirë, por ke nevojë për dikë që të të thotë se vetmia është e mirë

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Balzaku:

E gjithë lumturia varet nga guximi dhe puna.

Ligjet janë si një rrjetë merimange përmes të cilave kalojnë mizat e mëdha dhe ngecin të voglat.

Gratë janë gjithmonë të vërteta, edhe në mes të gënjeshtrave të tyre më të mëdha, sepse ato gjithmonë ndikohen nga një ndjenjë e natyrshme.

Vetmia është e mirë, por ke nevojë për dikë që të të thotë se vetmia është e mirë.

Leximi na sjell miq të panjohur.

Sa më shumë që gjykon, aq më pak do të duash.

Një ditë do të zbulosh se ka shumë më shumë lumturi tek lumturia e tjetrit sesa tek e jotja.

Çdo moment lumturie kërkon një sasi shumë të madhe injorance

Pas çdo pasurie të madhe fshihet një krim.

Martesa duhet të luftojë vazhdimisht kundër një përbindëshi që gllabëron gjithçka: rutinës /ObserverKult


Lexo edhe:

BALZAK: GRATË, KUR NUK DUAN, KANË GJAKUN E FTOHTË TË NJË AVOKATI PLAK/ THËNIE PËR GRATË

ObserverKult ua sjell disa thënie për gruan nga mendje të ndritura: 

Grave që kanë ndryshuar botën, s’u është dashur të shfaqin gjë tjetër, përveç zgjuarsisë së tyre./ Rita Levi-Montalcini

Të qenët grua është tej mase joshëse. Është një aventurë që kërkon shumë guxim, është një sfidë që nuk mërzit kurrë./ Oriana Fallaci

Bota do të ishte e papërkryer pa praninë e gruas./Thomas D’Aquino

Një grua është si një bustinë çaji- ti asnjëherë nuk  e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë. – Eleanor Roosevelt

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult