“Bamirësia, Humaniteti, Solidariteti”, u hap ekspozita në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” së fundmi është hapur ekspozita për humanizmin e popullit gjatë viteve të ’90-ta, e quajtur “Bamirësia, humaniteti, solidariteti. Krejt kjo në kuadër të Ditëve të Nënës Terezë, në Ditën e Shenjtërimit të saj.  
Në këtë ekspozitë janë ekspozuar libra e artikuj të gazetave ‘Rilindja’ dhe ‘Bujku’ në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për bamirësinë, humanitetin dhe solidaritetin në Kosovën e viteve ’90-ta.

Ndryshe, kjo ekspozitë prezanton mbi 50 monografi dhe mbi 1.500 artikuj të gazetave të asaj kohe, të cilët tregojnë hollësisht për solidaritetin që treguan qytetarët e Kosovës gjatë kohës së rezistencës të viteve të ‘90-ta.

ObserverKult


eqrem Çabejt portrait observerkult

Lexo edhe:

BIBLIOTEKA KOMBËTARE NDERON NËPËRMJET NJË EKSPOZITE, AKADEMIKUN EQREM ÇABEJ

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, nëpërmjet një ekspozite “In memoriam”, përkujton akademikun Eqrem Çabej, në 115-vjetorin e tij të lindjes.

Ekspozita sjell në vëmendje të publikut trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme në kulturën shqiptare, si figura më përfaqësuese e vlerave të akademizmit shqiptar; protagonist e bashkëthemelues i saj, albanolog; me njohje të gjerë e vlerësim të lartë në të gjitha qendrat e studimeve shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Kjo ekspozitë sjell një pjesë modeste të krijimtarisë së tij, si: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”; “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe”; “Studime gjuhësore”; “Studime për fonetikën historike të gjuhës shqipe”; “Studime shqiptare: vepra të zgjedhura”; “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”; 

Për gjenezën e literaturës shqipe”; “Hyrje në indoevropianistikë : leksionet e Prishtinës”; “Vepra e Gjon Buzukut në vështrim gjuhësor historik”; “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”; “Në botën e arbëreshëve të Italisë : përmbledhje studimesh”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult