Dom Gjergj Meta: Banesa e lumturisë është dashuria

Dom Gjergj Meta:
Dom Gjergj Meta

Nga Dom Gjergj Meta:

Nuk di ta përkufizoj lumturinë, por mund të them se e kam përjetuar. Di të them se banesa e lumturisë është dashuria.
E dashuria ndodh vetëm atëherë kur t’i dhurohesh, jepesh, dorëzohesh tërësisht te dikush tjetër.
Mund të jetë një njeri e mund të jetë Zoti.
Dashuria është gjithmonë një marrëdhënie. Ka nevojë për një “ti” me të cilin bëhemi “ne”. Për rrjedhojë nuk mund të jesh i lumtur vetëm, por mund të jemi të lumtur bashkë. Prandaj lumturia nuk përkufizohet, ajo jetohet./ ObserverKult


Dom Gjergj Meta:
Dom Gjergj Meta

Lexo edhe:

DOM GJERGJ META: CILËSIA E JETËS TONË NUK MATET ME NUMRIN E ARRITJEVE APO TË DËSHTIMEVE…

Jeta jonë, arritjet dhe dështimet nga Dom Gjergj Meta

Cilësia e jetës tonë nuk matet me numrin e arritjeve apo të dështimeve që kemi pasur përgjatë saj, por me mënyrën se si kemi përjetuar secilën prej tyre.
Nëse qëndrojmë njerëz në të dyja rastet, atëherë kemi jetuar vërtetë!
Të numërosh arritjet dhe dështimet duke u krenuar me të parat apo duke u dëshpëruar për të dytat, je thjesht një koleksionist që mbledh për t’u treguar të tjerëve, apo një tregtar i cili mbledh pasuri, por që ia bren tenja. Kjo do të thotë ta jetosh jetën diku tjetër e ajo nuk të përket realisht. Kjo quhet skizofreni ekzistenciale dhe nuk është jeta jote.
Ne nuk jemi e njëjta gjë me arritjet dhe dështimet tona, ne jemi më shumë se to, sepse ne kemi një shpirt, kemi dimensione të thella e të përtejme. Nuk mund ta varim në gozhdën e arritjeve dhe dështimeve ekzistencën tonë, pasi asnjë ekzistencë nuk është e arrirë e asnjë nuk është po ashtu e dështuar. Shpesh ato janë ushqim për at’ pjesë tonën që na e kanë dhënë të tjerët, por jo për rritjen tonë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult