Gjithçka duhej ribërë nga fillimi. Edhe dashuria…/ shkruan: Bardhyl Zaimi
Si zakonisht në dhomën me orendi modeste, aty pranë krevatit me dy palë batanije, ajo po ia përgjonte pulsin në dorën e majtê. Dora e tij levarej si një degë gjysëm e tharë dhe dukej e shkëputur nga pjesa tjetër e trupit, sidomos nga sytë që akoma e ruanin shkëlqimin e dashurisë së dikurshme.
Ishte vetëm një ritual, ndërkohë që ajo pas një çasti heshtjeje dhe shikimi në sy i thoshte se gjithçka është në rregull. Por, ai e ndjente pafuqinë, atë ngadalësi të mërzitshme që e trulloste.
Ajo gjithashtu e ndjente vrullin e pafuqisë që shpërfaqej në shikime të befta që ngjanin me vetētima të largëta pasionesh të dikurshme.
Gjithçka dukej e qetë dhe në rregull në dhomën katrore. Asgjë nuk mungonte në atë pikturë kohe, në të cilën ata të dy shfaqeshin me konture nate ngjyrash të errëta. Diçka duhej ndryshuar, sepse jeta nuk e duronte gjithë këtë përsëritje që pulsonte ngadalë në fjalët: gjithçka është në rregull.
Ishte koha të mblidhte vetëtimat e largëta pēr t’i dhënë dritë kësaj pikture të zymtë me korniza banale të vendosura nga mosha. Gjithçka duhej ribërë nga fillimi. Edhe dashuria….!
*Titulli i origjinalit: “Dhoma e vetëtimave”
LEXO EDHE: Bardhyl Zaimi: Nuk ka asnjë kohë pa maska…
Gjëma akoma nuk kishte përfunduar. Një trishtim vërehej në fytyrat e njerëzve. Gjithçka dukej e mbështjellë me një tis pasigurie. Në banesë ishte ngjitur me nje mjegull konfuzioni që i lëvizte si një re e dendiur, e ujshme dhe krejtësisht e paparashikueshme. E hodhi shikimin gjithandej dhe pa disa maska me të cilat mbrohej nga gjëma. Secili mbante gjurmët e një dite, secila barte shenjat e një shpirti brenda një kohe. Disa dukeshin të zhubravitura keq dhe reflektonin nervozë. Disa të tjera dukeshin më të pastra, më të rregullta dhe sikur shpërfaqnin…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU