Bardhyl Zaimi: Gruaja me vështrim të dylltë

Nga Bardhyl Zaimi

Vetêm sytë ruajnë një rini të përhershme kishte dëgjuar të thoshte një njeri që ai e çmonte aq shumë. Brenda kaosit të mendjes dhe shpirtit të tij, ai i çmonte njerëzit me mendime të qarta, ata qê me pak fjalê arrinin t’i jepnin udhë një shqetësimi, një brenge, njê situate që dukej pa zgjidhje. Njerëzit e tillë që janë të paktë zakonisht shfaqen si vetimê në qiellin e errët tê mendimeve dhe i japin dritê një terrine ngulfatëse.

Ai po shëtiste pranë lumit për të ndjerë freskinê e ajrit të bjeshkëve, ndërkohë që një vapë e rëndë dyll e verdhê notonte brenda qytetit. Njerëzit lëviznin me nguti sa për të kryer punët e domosdoshme dhe shpejt mbylleshin nëpër shtëpi për ta shmangur vapên. Ngjanin me milingona nevrike që bartin mbi shpinë ushqimin për vaktet e radhës, që dukej se nuk kishin të sosur.

Përpara tij ndodhej një gjysêm kështjellë mesjetare me mure të rrênuara qê me myshqet e lëngshme ngjante si një copë bote farfuritëse që kish mbijetuar nê shkretëtirën e pafundme të verës së përjetshme.

Kishte dëgjuar se pikërisht në këtë kështjellë dikur kishte jetuar njê grua qê e krahasonin me bukurinë e frikshme të hënës sê plotê. Nuk dihej nêse kjo ishte e vërtetë apo një sajesê romantike e njerëzve qê kurrê nuk kishin mundur ta kuptojnë se ç’bêhej matanê mureve tê kështjellës. Disa tê tjerê thoshin se ajo kishte vrarë veten në një ditë ligshtimi para pasqyrës e xhindosur për shfaqjet e para të rrudhave në fytyrên e saj.

Në njêrên nga shkallët që zbritnin nga muret e kështjellës përreth lumit ai po vështronte atë siluetê gruaje që herë shfaqej e herë humbej në atë vapë të dylltë. Prapa saj shquhej një tulipan qê dukej se kishte mbirë në këtë pamje sa për tê përmbushur një mision çasti, për të rikthyer freskinë e dikurshme të asaj gruaje, e cila e mbledhur kruspull vështronte e përhumbur rrjedhën e ujit, ato stërkala të paqta që luanin me rrezet e diellit përvëlues.

Po, ishte ajo, për të cilën dikur kishin admirim një qytet i têrê. Tek po mbahej me dorën për shkalle ai pikasi një dorê tashmë tê rrudhur indiferente që po shprushte do fije bari të thatê qê kishin mbirë në të çarat e betonit. Dukej e qetë dhe sikur po bënte bilancin e jetës së saj.

E pa me mallëngjim dhe ofshau njëherê para se të hidhte edhe njëherë shikimin nê muret plot myshqe tê kështjellës. Kishte dëgjuar të thuhej se ajo kishte kapur rrugët e këqija, por kjo nuk e pengonte që ta përkëdhelë së largu me një shikim përgjërues. Një trup i shterrur pranë lumit dukej si një copë pikëllimi që rrënjêt i kishte në një shkëlqim të dikurshëm. Një kohë gjithë qytetu fliste për sytë saj dhe secili i përshkruante në mënyrën e vetê, herê me fjalë popullore e herê me tepri delirante fjalësh tê pakuptueshme. Në fakt ato sy mbeten gjatê tërë kohës të pakuptuar se ç’fshihnin pas atij shkëlqimi vrastar.

Ajo ndodhej para tij dhe ai po ndërmendte gjithë atê botë të dikurshme, në të cilën bukuria ishte një shitim, një shigjetê qê lëshohej nga majemalet misterioze për të lënduat gjithsecilin.

Ajo dukej e rrënuar si gjysëm pjesa e kështjellës. Qêndrimi i tij pranë lumit nuk zgjaste shumê dhe tashmë ishte koha të largohej. Një zhurmë e hollë e këmbës qê po shkelte barin e thatë bëri qê ajo befas ta kthente kokën. Atëherê ai pa atë trup të harxhuar nga kushedi sa vuajtje që përpiqej me krenari të qêndronte pa shenja dobësimi. Dhe ato sy të mëdhenj e plotë jetê që sa e sa herê ishin pëshkruar nga njerëzit. Ky kontrast aq i madh mes trupit dhe syve e shtangi për një copë kohë. Kjo zgjati për një çast dhe pastaj ato sy u tkurrën në njê vetmi të brendshme, në një pikëllim që po e lëshonte një perde të padepërtueshme mes dy palë syshë të zënë në kurthin e beftë tê jetës, të vrullit të jetës që shfaqet herê-herë nê mënyrë misterioze.

Do të dëshironte t’i sodisê pafundësisht ato sy, por kjo ishte e pamundur sepse ajo tashmë ia kishte bërë me dije se vetëtima e atij vështrimi nuk i takonte kësaj bote. Ai vështrim ishte i dylltë dhe nuk lejonte asnjë kjelltësi, anjë përkapje që mumd ta zotëronte botën e saj. Ishte një vështrim i mërguar në një kohë tjetër dhe kishte vënë përpara perden e dylltë të padepërtueshme.

Teksa po largohej dhe po ngjiste urën nuk e kishte të qartë nëse e kishte takuar vërtetë apo gjithçka ishte një sajesë, një vegim i gjendjes së tij shpirtërore. Njësoj duhet të kishte qenë edhe me gruan brenda kështjellës për të cilën u shpikê vetêvrasja.
Me hapa të rëndë kaloi urën. Edhe njëherë hodhi shikimin drejt kështjellës. Valëzimet e ajrit të dylltë po tretnin gjithçka në horizont. Filloi të mendojë mos vallë gjithçka ishte njê sajesê e përkryer dhe vetê ai një personazh i sajuar që sajon rrëfime dhe botëra. Sidoqoftë gjithnjë ekziston një grua, mendoi, dhe një qytet që pamëshirshëm e ëndërron! Tashmë në kokën e tij nuk kishte kaos, por një zbrazëti braktisjeje që ngjante me një mallëngjim gruaje!

ObserverKult


Lexo edhe:


BARDHYL ZAIMI: GJITHÇKA DUHEJ RIBËRË NGA FILLIMI… EDHE DASHURIA