Bardhyl Zaimi: Nuk ka asnjë kohë pa maska…

bardhyl zaimi

Gjëma akoma nuk kishte përfunduar. Një trishtim vërehej në fytyrat e njerëzve. Gjithçka dukej e mbështjellë me një tis pasigurie. Në banesë ishte ngjitur me nje mjegull konfuzioni që i lëvizte si një re e dendiur, e ujshme dhe krejtësisht e paparashikueshme. E hodhi shikimin gjithandej dhe pa disa maska me të cilat mbrohej nga gjëma. Secili mbante gjurmët e një dite, secila barte shenjat e një shpirti brenda një kohe. Disa dukeshin të zhubravitura keq dhe reflektonin nervozë. Disa të tjera dukeshin më të pastra, më të rregullta dhe sikur shpërfaqnin një paqe të perkohshme të asaj dite. Do të tjera ishin paluar vogëlsisht si një hajmali misterioze e do të tjera dukeshin krejtësisht të hapura dhe sikur kërkonin një frymëmarrje të thellë brenda ditës së tyre. Një shumësi formash dhe gjurmësh shēnonin secilën ditë të maskave.
Qeshi me veten, qeshi aq paq sa iu duk se po e prishte paktin e seriozitetit me gjendjen e nderë. Pastaj i vetoi në kokë mendimi se asnjë ditë nuk mund ta përjashtojë një buzëqeshje. Pastaj iu kujtuan maskat antike, maskat e ballove mondane, maskat e tjetërsisë së qenies njerēzore dhe maskat e fundit që kishin krejtësisht një funksion tjetër. Nuk ka asnjë kohë pa maska, mendoi dhe qeshi me ngashērim, qeshi me gjithë hovet e zemrës dhe sikur deshi përfundimisht ta prishë paktin e qeshjeve me ngërçe që diktohej gjatë tërë kohës nga maskat të gatshme gjithnjë t’i ngjiten fytyrës së njeriut!

ObserverKult