Basha: Filmat e vjetër shqiptarë pëlqehen ende shumë…

Foto ilustrim

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, piktori i filmave, Arben Basha ka treguar se shumë nga filmat shqiptarë të xhiruar shumë vite më parë, shikohen ende sot.

Ai ka përmendur disa nga më të pëlqyerit nga “Përrallë nga e kaluara” deri te “Vdekja e kalit”.

“Një pjesë e filmave sot ka njerëz që i shohin sërish. Ka shokë të mitë që më thonë sot: ‘Ua sa filmi bukur’. Për shembull, “Përrallë nga e kaluara” unë e shoh me ëndje edhe sot.

“Nëntori i dytë”, që gati-gati është bërë edhe si film-dokumentar, tregon historinë dhe e ilustron. Ka filma të ndryshëm, “Vdekja e kalit”, është film shumë i lezetshëm, shumë i këndshëm”, u shpreh Basha.

Më tej, ai ka thënë se në ditët e sotme, dora e piktorit të filmit nuk ekziston, pasi për shkak të financave askush nuk zgjedh ta marr.

 “Dora e piktorit të filmit tani nuk ekziston fare. Nuk kanë se për çfarë e duan. Pasioni është gjithnjë me financën, në qoftë se e financon, ke edhe rezultat”, shtoi Basha./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

EDI RAMA FLET PËRSËRI PËR TEATRIN, CITON AKTORËT E NJOHUR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot se “i kam mbaruar fjalët e mia për teatrin, nuk kam asgjë për të thënë dhe këtu thjesht do të shfrytëzoj këto 20 minuta për të lexuar fjalët e  atyre që e kanë bërë teatrin, e atyre që janë teatri, e atyre që e nisën protestën për teatrin”.

Në një interpelancë të kërkuar nga deputetët e opozitës për Teatrin Kombëtar, Kryeministri Rama tha se “kur ata e nisën protestën për teatrin as ju as, ata të tjerët që tani janë kthyer në bijtë e lënduar të Shekspirit dhe Molierit jo vetëm nuk ishit aty, por edhe iu ishte thënë që të mos guxoni të dukeni aty”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në atë protestë kanë qenë të gjithë anëtarët e familjes së komunitetit teatror dhe në krye të asaj proteste nuk ishin dy Budina, por ishte Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult