Bashkëbisedim i Edi Hilës dhe Shkëlzen Maliqit në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Të martën (sot) duke filluar nga ora 18:00 Galeria e Ministrisë së Kulturës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se do të mbahet një bashkëbisedim mes Edi Hilës dhe Shkëlzen Maliqit.

E kjo bisedë do të fokusohet në punën artistike të artistit Edi Hila, si dhe ekspozitën e tij “A4 Print”, të kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

Ekspozita me skica në letër formati A4 që piktori Edi Hila i ka shfrytëzuar si maketa për realizimin e pikturave, nuk është paraqitje publike e zakonshme.

Ndryshe, ekspozita “A4 Print”e cila është aktualisht e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të qëndrojë e hapur deri më 25 qershor 2024.

ObserverKult



ObserverKult

———-

Lexo edhe

MË 15 PRILL NË GALERINË E MINISTRISË HAPET EKSPOZITA “A4 PRINT”

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë më 15 prill duke filluar nga ora 20:00 do të hapet ekspozita personale e Edi Hila e kuruar nga Shkëlzen Maliqi me titull “A4 Print”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult