Mungesa e prezantueses, balerinës dhe piktores, Hueyda El Saied, ndihet gjithnjë e më shumë për njerëzit e afërt dhe familjarët e saj, disa muaj pas ndarjes nga jeta për shkak se nuk e përballoi dot sëmundjen e saj të rëndë.
Teksa bashkëshorti i saj gjithmonë e ka shprehur mallin pë Hueyda-n nëpërmjet dedikimeve të shumta në rrjete sociale, ai ka vendosur që sërish t’i urojë asaj “përmes yjeve” festën e “Shën Valentinit”.
Në kuadër të ditës së të dashuruarëve, Thierry ka publikuar në llogarinë e “Instagram”-it të Hueyda-s që tashmë ai menaxhon, një video teksa ata kërcenin të lumtur e me buzëqeshje në fytyrë një vals. Krahas videos, ai ka bashkangjitur një pikturë shumë të veçantë.
Si mbishkrim të postimit, ai ka shkruar një dedikim shumë prekës, ku thekson së do të mbajë mend gjithmonë kujtimet që ata kanë kaluar së bashku.
“Më mungon shumë dashuria ime… edhe pse çdo ditë pa ty është zemërthyese, mua më kujtohen akoma të gjitha ato kujtimet e mrekullueshme që kemi kaluar së bashku. Gëzuar ditën e Shën Valentinit përmes yjeve. Të dua Hueyda!”
Artistja e dashur për publikun shqiptar jetonte prej vitesh në Luksemburg, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj./preferenca.al
Lexo edhe: