Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se gruaja e Alec Baldwin, Hilaria është shumë e shqetësuar për shëndetin e tij.
Një burim ka treguar për ‘People’ se Alec është ende i tronditur nga vrasja aksidentale e kineastes dhe gjendja tij ka shqetësuar familjarët.
”Hilaria është shumë e shqetësuar për të. Ai nuk është vërtet duke fjetur, thjesht është jashtëzakonisht i përhumbur nga vdekja e Halynas”, u shpreh burimi.
Gjithashtu sipas tij, aktori dëshiron të ndihmojë bashkëshortin e Hutchins dhe djalin e tyre 9-vjeçar.
Më herët Baldwin reagoi ndaj vrasjes së saj dhe deklaroi se do të ishte në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në të ardhmen në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve.
——————————————————–
LEXO EDHE: VRAU AKSIDENTALISHT NË SHESHXHIRIM 42-VJEÇAREN, FLET PËR HERË TË PARË ALEC BALDWIN
Alec Baldwin foli për herë të parë me gazetarët pas episodit tragjik. Ku vrau në sheshxhirim drejtoreshën e fotografisë së filmit “Rust”.
Aktori theksoi se është pro masave shtrënguese mbi përdorimin e armëve në sheshxhirimet e filmave. Për të rritur sigurinë e punonjësve.
“Çfarë doni të dini? Një grua vdiq, ishte mikesha ime. Kur shkova në Santa Fe për të nisur xhirimet, hëngra darkë me të dhe me regjisorin. Ishim një ekip që shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Dhe ajo që ndodhi ishte e tmerrshme”, tha Baldwin. Ndërkohë që gruaja e tij regjistronte me celular gazetarët e grumbulluar, transmeton ‘a2news.com’.
Aktori theksoi se është urdhëruar nga autoritetet që të mos flasë për detajet e ngjarjes, pasi hetimi është në zhvillim e sipër. Por shtoi se me policët flet çdo ditë për të sqaruar incidentin që çoi në vdekjen e 42-vjeçares Halyna Hutchins.
Më tej, ai e quajti incidentin si një episod që ndodh një herë në një trilion: “Në sheshxhirim ndodhin aksidente, por rrallë si ky. Kjo ndodh një në një trilion”.