Bashkëshortja kujton Teodor Kekon: Erdha sot në atë që quhet banesa e fundit…

Nga: Xhuli Keko

Dua të besoj…

Vij në shtëpinë tonë në Tiranë e s’të gjej, shkoj në shtëpinë e prindërve të tu (si dikur studentë) e s’të gjej, shkoj në Holandë te fëmijët e nuk je aty (megjithëse i mishëruar tek të dy).

Erdha sot në atë që quhet banesa e fundit, siç në çdo përvjetor tëndin e s’dua që s’dua të besoj se je aty.

Shpesh dua të besoj që jam ende në një ëndërr të frikshme që po zgjat kaq shumë, plot 20 vjet.

Në të fundit pse të mos besoj që je diku pranë nesh, që je engjëlli ynë mbrojtës, që qesh e qan me ne e që një ditë do shihemi përsëri e do tregojmë pambarim për këto 20 vjet mungese të madhe.

Dua të besosh që je me ne në çdo sekondë të 630 720 000 sekondave të këtyre 20 vjetëve.


teodor keko
Teodor Keko

Lexo edhe:

“KAM 18 VITE QË TË SHOH NË ËNDËRR”, XHULI KUJTON ME FJALË PREKËSE TEODOR KEKON

Xhuli Keko, ka kujtuar sërish bashkëshorin e saj, Teodor Kekon, kësaj here nëpërmjet një letre në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta. Xhuli Keko shkruan se e sheh shpesh nëpër ëndrra dhe se i mungon shumë. Ajo tregon më tej se jeta pa të ka qenë shumë e vështirë.

“Është e vështirë Tirana pa ty, madje edhe më e vështirë se Haga. Atje ngushëllohesha me idenë që je këtu, por tani jam para faktit të kryer: Nuk e ndaj dot një bisedë me ty, as një gotë verë, as sot e as nesër, as në ditëlindjen tënde e as në timen (pesë ditë pas teje). Tirana ka ndryshuar shumë, njerzit edhe më shumë, por është fat që kam shumë miq të mirë, shumica prej tyre miqtë tanë të përbashkët. Megjithatë është e dhimshme sa shumë kanë ndryshuar disa, ndonjëherë do të të tregoj, megjithëse jam e sigurtë që nuk do çuditesh, ti i njihje aq mirë njerzit…..Por unë jam e fortë, ti e di, kam motiv për çfarë të jetoj!”, shkruan ndër të tjera në letër…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU