Bashkia Devoll kritikon Ramën: Ja gjendja e “shtëpisë-muze” të Dritëroit në vendlindje (VIDEO)

shtepia e agollit devoll observerkult

Bashkia Devoll ka dhënë alarmin për gjendjen shumë të mjerueshme të shtëpisë së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Eduard Duro, kryebashkiaku i Devollit ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë masa për të nderuar Agollin.

Në fotot shihet gjendja aktuale e shtëpisë së shkrimtarit, i cili ka dhënë një kontribut të vyer në vendin tonë.

E cilësuar si shtëpi-muze, ajo ndodhet pothuajse e shkatërruar në vendlindjen e tij Menkulas.

Askush nuk merret me te.

cna lajm show
cna lajm show

 Më herët, kjo ndërtesë i është nënshtruar një rikonstruksioni.

Ishte hapur vetëm një dhomë, me një fond të krijimtarisë së tij, e cila nuk u mirëmbajt dhe u shkatërrua në pak vite.

Banorët shprehen se është e rëndësishme që të ketë gjurmë të shkrimtarit të njohur në vendlindjen e tij.

Tashmë bashkia Devoll, banorët dhe dashamirësit e Dritëroit mbetet të presin që dikush të kthejë sytë për të bërë këtë investim

Kryebashkiaku Eduard Duro thotë se bashkia është në pamundësi ekonomike te bej dicka.

Përgjegjësinë për muzeun e munguar ia lë në derë ministrisë së Kulturës.

“Detyrimi i bashkisë Devoll është vënia në dispozicion e ndërtesës, pasi kapacitetet për ta kthyer në një qendër muzeale janë të ministrisë së Kulturës,” shprehet Duro.

ObserverKult

Lexo edhe:

Dritëro Agolli: Pas vdekjes sime disa do kënaqen…