Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Nga Mitro Çela 

“Të mos hidhërohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.” Kështu shkruhet në librat e shenjtë.

Dhe Fiksi e kishte Koçon për vite me radhë. Tragjedi ose komedi. Në “laboratorin” e Koços kthehej në humor.

1. Mjeshtëri i Madh”

Pallati i Brigadave. Presidenti Bujar Nishani shpërndau një “tufë” me dekorata. Koçoja në një dorë mori dekoratën. Në tjetrën mikrofononin:

-Zoti president! Do vijë një ditë, që do ketë kaq shumë “Mjeshtra të Mëdhenj”, sa nuk do gjejmë “Mjeshtra të vegjël”?

2.Leuçemia

Kohë më parë Koçoja u shtrua në spitalë. Nga spitali – drekë tek “Tajvani”.

-Filip! Doktorët më fjalë zemre më thanë: ke leuçemi. Të kanë mbetur tre ose katër vite jetë!

-Koço! Mjekë janë këta?! Nuk e ndajnë dot? Fikse si ta bëjë planin e shpenzimeve?!

-Do ta rregullojmë. Do shkoj në Amerikë…

Iku. Erdhi. Buzëgaz na tha:

-Mjekët amerikanë më dhanë ymër: tre vjet!

-Kjo po! Tani dëgjo Koço,-tha Filipi.- Shpenzimet e varrimit. Drekën. Transportin. Më the të thashë :-i ka Fiksi!

-Po të 40-tat?! Mua mi latë?!

3.Këshilla nga Devole

Mars 2020. Filipi, mua dhe Koço Devolen,-na futi në karantinë. Pse? Sipas Filipit: virusi bie në sevda me pensionistët.Sipas – Koços? Ruan veten. E zëmë se na mbërthen virusi.

Nuk e dimë. Serbes shkojmë në punë. Pimë kafe me Filipi…Viruse është ngjitës! E ha Filipi. Në orën 10 ra telefoni. … Ishte Koçoja.

-Si po kalon, mo bir? -Pyeta unë.-

-Brenda në shtëpi. Shkruaj dhe kam nisur të bëj karikatura. Laj rrobat dhe i nder me nge në ballkon, pasi të njejtën gjë bëjnë dhe nja dy zonja që tani po i njoh.

Dal unë, dalin dhe ato. Bëjmë muhabet duke pirë kafe secili në ballkonin e vet. Fërkohemi nga larg. Dashuri në kohën e koronës…

-Koço! Dua të qaj një hall me ty. Dje qërova një vezë. Në pjatë kisha mbajtur lëvozhgat. Koqe venë e kisha hedhur në koshin e plehrave.

-Mund të quhet hutim?!…Por e përsërita me bananen. E zhvesha dhe e hodha tek plehrat. Në dorë mbaja lëkurën.

-Ta kem të keqen nga karantina apo nga pleqëria?!

-Pleqëria, mo?! -Tha Koçoja,-Ç’ne! Ti për punë seksi je adoleshent!

-Më lehtësove Koço?!…

3. I MARRË?!

…Allo…Koço! I dërgova një vidion time Filipit. Më ktheu përgjigje:

-Mitro, unë dija që Konvid 19 prek mushkeritë, po jo trurin…

-Ta ketë seriozisht apo tallet?!

-Ti e di që Filipi gjithmonë tallet. Por rrallë, ama shumë rrallë, flet seriozisht. Ndoshta ky është fati yt!

-Më gëzove. I marrë njeriu bëhet gjeni! Ti e di: të mënçurin dhe të marrin, një fije i ndan.

-Shënjat i ke Mitro. Mendoj se po të perpiqesh edhe pak mund t’ia harrish qellimit, të marrosesh komplet,e të na bësh ndonjë kryevepër. Por po nuk të dha licencën edhe Flamur Bërdëllima, marrëzia del skarco!

-Pa merak. Atë liçencë e kam. Tokova një ditë Flamur Bërdëllimën. Kam bërë këtë libër: “Jemi shtuar ne budallejtë.” Je edhe ti në librin tim.

-Me dy liçenca futju punës si turku…- tha Koço.

-Koço më pëlqen, sepse edhe ti në “detin” e marrëzisë “noton”. Por kemi edhe shokë nëpër botë. Dostojevski i marrë shkroi kryevepra. Kur u shërua, dogji dy romane, që kishte shkruar!

-Edhe Gëte, u çmënd kur mbushi 74 pranvera. -Foli Koçoja.-I marrosur u dashurua dhe e kërkoi për grua, një vajzë 19 vjeçe! Për çupën shkroi një elegji: një nga perlat e letërsisë gjermane!

4. DHIA

Ishte festa e Fiks Fare. Ha. Pi. Muzikë- vallzim. Humor. Thumba. Batuta. Me gotën e verës në dorë, tha Dori:

-Do ishte në nderin tonë, të dëgjonim një histori nga Koço Devole.

-Një ditë, në rrugën e Kombit, u shtyp një dhi.- tha Koçoja.- Komentin e parë e bëri Rama: Kazani shkruan që dhinë e shtypi makina. Në fakt e vrau Berisha. E kini parë autostradën?

Mavri me bojra. Asfalti, në vend të ngjisi, rrëshket. Urat-për ibret. Pa gardhe anësore. Kalojne para makinave derra e dosa. Nga informacionet e ministrit Lleshi, del se dhia kishte dy keca! Dhe ata mbetën jetimë?! Dhe shtëpia pa qumësht?!

Komentin e dytë e bëri Berisha: Qytetari digital më informon: Dhinë e shtypi Rama. E di pse doktor? Malet dhe kodrat jane mbushur me hashash. Hëngri dhia e gjorë! E trullosur nga droga, përfundoi nën rrotat e makinës!

-I treti komentoi Mitroja: Ka ardhur një vidjo në Fiks Fare. E pashë! Gjyna nga Zoti: Ishte dhi seksi!

4. POTURET

Pashë Koçon me poture. I them: -Më gjëj edhe mua një palë poture? Zhilenë e kam vetë.
-Jo! Nuk bën! Vetëm dy personslitete, në mëmëdheun tënë mama, mund të mbajme poture: Unë dhe zoti Rama!…

Është e letë të qepësh një palë poture. Por e rëndë. E rëndë shumë ti meritosh, për ti veshur si poture! Kupton mo Mitro Xhani, apo je pykë në diell?!

5. Epilog

Në 55 vjet Koço Devole “dhuronte” humor. Gëzim. Lumturi. Por kur vdes aktori i humorit, bota qan. Kam 40 vjet qe punoj me Filipin.

Dje e pashë për herë të parë të përlotet. Erdhi Agron Llakaj. Lotët gurrë.

Nga Amerika në telefon Pëllumb Kulla: lotët i “mbysnin” fjalët.

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

E VËRTETA E ARRESTIMIT TË KOÇO DEVOLES NË ITALI! SI U ANGAZHUA BERISHA DHE META PËR TA LIRUAR AKTORIN E HUMORIT

ObserverKult