Publicisti Mero Baze ka reaguar ndaj një deklarate të bërë përgjatë protestave për teatrin, ku njëri nga folësit në podium i uroi vdekjen shkrimtarit Ismail Kadare, pasi ky i fundit nuk u pronocua rreth çështjes së Teatrit.
“Të bësh sikur qan si aktor, për një godinë, e të mallkosh nga ajo tribunë Ismail Kadarenë duke i uruar vdekjen Monumentit më të madh të kulturës shqiptare, do të thotë se je simbol i linçimit të identitetit të kulturës kombëtare dhe armik i egër i saj. Bota ka pranuar kulturën tonë nga librat e Kadaresë e jo nga tallashet e një godine që të vetmen vlerë që ka është që nuk i zuri aktorët brenda”, shkruan baze në profilin e tij në Facebook./ ObserverKult