“Në fund të tabelës”, është parashikimi që kritiku i muzikës në BBC, Mark Savage, ia ka bërë këngës “Duje” të Albina Kelmendit, përfaqësuese e Shqipërisë në garën evropiane të këngës “Eurovision”. Sipas tij, fituesi pritet të dalë prej njërit nga tri shtetet: Franca, Spanja ose Suedia.
Na ndan rreth një muaj nga “Eurovision” dhe ethet tashmë kanë filluar. BBC ka shkruar një artikull për këngët përfaqësuese në festivalin europian dhe e nis pikërisht me Shqipërinë.
Sipas medias britanike, kënga përfaqësuese e Shqipërisë tonë nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe.
“… Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023. Një ish-nënkampione në The Voice. Ajo po interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca zakonisht përfundon me Albinën që u rrëzua në gjunjë e përlotur.
Vargjet e kënduara nga Albina përcillen nga një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj…
Parashikimi: Në fund të tabelës”, shkruan BBC.
Te treshja potenciale ka renditur Francën me “Evidemment” të La Zarraa, Suedinë me “Tatoo” të Loreen, e cila në vitin 2012 kishte arritur ta fitonte këtë garë me këngën “Euphoria” ose Spanjën me “EAEA” të Blanca Palomas.
Por në top-pesëshe, sipas reporterit Savage, do të hyjnë shtetet si: Sllovenia me “Carpe Diem” të rock grupit “Joker Out”. Norvegjia me “Queen Of Kings” të Alessandras, Finlanda me “Cha Cha Cha” të Käärijäs. Austria me “Who The Hell Is Edgar?” të dyshes Teya & Salena.
Ndërkaq në finale, sipas tij, duhet të hyjë edhe Kroacia me “Mama SC!” të rock-grupit “Let 3”.
Franca renditet si fituese e mundshme, gjithashtu Suedia me fituesen e vitit 2012, Loreen. Ndërsa Spanja ndër tre më të mirat./ classlifestyle
ObserverKult
Lexo edhe:
ZEFINA HASANI: “VËSHTIRË TA BESOJMË QË ALBINA KELMENDI KA FITUAR ME VOTA KORREKTE NË FESTIVALIN E RTSH-SË”
Nga Zefina Hasani
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të jurisë së Festivalit, Albina Kelmendi tha: “Ok, jam mësuar me çmimin e dytë”.
E kishte fjalën për garën që bëri pak vjet më parë në “The Voice of Albania”, ku doli e dyta pasi votat e fituesit të parë i mori rivali përballë saj, Aslaidon Zaimaj.
Albina ishte atëherë në ekipin e Elsa Lilës, sepse edhe pse karriget e të katër trajnerëve u kthyen për të në audicionet e fshehura, ajo zgjodhi pikërisht atë, Elsën.
Ishte ndër më të talentuarat e më të veçantat ndër konkurentët e atij edicioni të “The Voice”, jo vetëm prej zërit, potencialit, look-ut e karakterit por edhe prej historisë së familjes së saj.
Ishte vajza që kishte studiuar klarinetën në shkollë, që kishte luajtur në atë që e quanin “Family band”, në dasma e evente të ndryshme familjare (kryesisht) e që në “The Voice” donte të niste një udhëtim të ri, si vokaliste.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult