BBC ndalet në Gjirokastër: “Një xhevahir jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë botës…”

Gjirokastra ishte destinacioni i radhës i gazetares së gjigandit britanik BBC, Betani Hjuxhs, autore e ciklit të dokumentarëve të titulluar “Mrekullitë e Shqipërisë”.

Hjuxhs nëpërmjet këtyre dokumentarëve po promovon bukuritë pak të njohura të Shqipërisë për turistët e huaj.

“Një xhevahir jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë botës osmane”, me këtë përshkrim e nis ajo prezantimin e qytetit të gurtë, që siç thekson Hjuxhs, lulëzimin e pati në shekullin e 19 si kryeqendër e Shqipërisë.

Në kryeqendrën ku feudalët e pasur të kohës ngritën në kodrat pranë lumit Drino, shtëpi luksoze prej guri si këto.

Rrugëtimi i saj në serinë e dytë vazhdon nga Gjirokastra në Tepelenë ku ndalet tek figura emblemë e qytetit, Ali Pasha të cilin e quan “sundimtar autokrat osman”.

Viziton edhe kalanë e tij për të cilën ka qenë kureshtare edhe nga rrëfimet e poetit romantik britanik, Xhorxh Gordon Bajron.

Interesante për të është edhe vizita në fshatrat e thella të zonës në një teqe bektashiane, ku takohet edhe me klerikët lokalë.

“Është një besim islam, liberal ku gratë nuk kanë kufizim, janë të barabarta me burrat”.

Në të njejtën seri, Betani Hjuxhs viziton edhe Tiranën, ku përqëndrohet tek vila e famshme 31, banesa e diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Jo pa qëllim, shfaqen dy periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë, sa të largëta në kohë, aq edhe të ngjashme për nga mënyra e sundimit, detaje të cilat intrigojnë turistët e huaj për të njohur këtë vend që në shumë reportazhe të mediave të fundit konsiderohet si perla e fundit e pazbuluar e Evropës./konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

BBC ME REPORTAZH PËR SHQIPËRINË, FLITET EDHE PËR KOSOVËN

Mediumi prestigjioz britanik BBC, i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, kur përmes tij flitet për historinë, turizmin malor si dhe karakteristika tjera të vendit.

E në të përfshihet edhe një rrëfim i një kosovari për luftën në Kosovë.

Ky reportazh është mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook e ka quajtur si ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult