Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka arritur sërish një rekord. Bëhet fjalë për arritjen e shifrës së 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhja në botë.
Kjo u bë me dije nga vetë këngëtarja përmes një njoftimi në InstaStory.
“Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuara në këtë platformë”, thuhet në njoftim.
Bebe Rexha, me një zë unik dhe talent në shkrimin e këngëve, ajo në rrugëtimin e saj ka sjellë hite që kanë pushtuar listat muzikore botërore.
Përndryshe, disa nga këngët e saj më të famshme janë “I’m Good (Blue)”, “Me, Myself and I”, “Meant To Be”, dhe “I’m A Mess”, të cilat jo vetëm që e kanë bërë një emër të njohur në muzikë, por gjithashtu kanë kontribuar në një numër të jashtëzakonshëm dëgjimesh.
ObserverKult
Lexo edhe:
FILARMONIA E KOSOVËS: “RAPSODI SHQIPTARE” E KOMPOZUAR NGA NOLI, PËR HERË TË PARË PËR PUBLIKUN NË PRISHTINË
Më 8 mars, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të interpretojë “Rapsodi shqiptare”, e kompozuar nga Fan S. Noli, koncert ky i dyti në muajin mars.
Në vitet ’30 të shekullit XX, pasi u largua nga angazhimi i tij në politikë, Noli nisi të merrej me muzikë. Fan S. Noli ka përfunduar studimet e kompozimit në Konservatorin e New Englandit.
Ai ka shkruar disa vepra muzikore, ndër të cilat edhe “Rapsodi shqiptare”, e cila do të interpretohet për herë të parë për publikun në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult