Bebe Rexha tregon çka urren te shqiptarët: Burrat hanë të parët, flasin të parët e gratë shumëherë trajtohen si të dorës së dytë…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e famshme amerikane, Rolling Stone, ku ka folur për karrierën dhe jetën private.

Revista ka shkruar edhe për prejardhjen e këngëtares së njohur duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në ShBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave. Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit e Rexhës nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të ‘një jete më të mirë‘”, shkruan Rolling Stone.

Më tej, Rexha foli dhe për kulturën shqiptare, teksa u shpreh: “Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë,” thotë ajo. “Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”. /gazetatema.net

ObserverKult


Bebe Rexha

Lexo edhe:

BEBE REXHA NUK E HARRON VENDLINDJEN, BËN KËTË GJEST HUMAN

Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës.

Ndërsa u bën thirrje të gjithë ndjekësve të saj në rrjete sociale për të dhënë ndihmën e tyre.

Spitali i Dibrës nuk ka mjaftueshëm furnizime ndërsa ditët e fundit është i stërmbushur me pacientë me koronavirus.

Artistja me famë botërore, përmes një postimi në ‘Instastory’ kërkon ndihmë nga ndjekësit dhe shkruan: “Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”. Kështu ka shkruar Bebe në thirrjen e saj publike në “InstaStory”. Ndërkaq ka shtuar .

“Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult