“Befasuese”: Aurela Gaçe refuzon një bashkëpunim me Luiz Ejllin (Video)

‘Uragani’ i muzikës shqiptare dhe këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe ndodhet në Vlorë atje ku po shijon ditët e saj të pushimit bashkë me familjen.

Aurela në një intervistë për “Pushime On Top” ka folur për planet e një sezoni të ri ku u ndal edhe tek bashkëpunimet.

E pyetur nëse do të donte të kishte një bashkëpunim muzikor me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Gaçe u shpreh se ai e ka përmendur dhe ndihet e vlerësuar për fjalët e mira. Por këngëtarja mesa duket nuk mendon se është koha e përshtatshme për një bashkëpunim mes tyre.

Kjo pasi ajo rrëfen se prodhimet muzikore më të mira vijnë kur e ke kaluar fazën e të qenurit ‘në majat e karrierës dhe famës’. Sipas saj, bashkëpunimet duhen bërë për hobi dhe për kënaqësi jo për të qenë ‘in’ në treg.

Aurela Gaçe: Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara. Kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe respektojnë për punën.

Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte të ishte siç është ai tani, pra në majat e tij.

Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vijnë pasi ta kesh kaluar famën, atë momentin “wow”, bëhen për hobi pastaj për t’i dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi.

Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vitesh./topchanel

ObserverKult


hajredin pasha kendraur nga aurela gace

Lexo edhe:

AURELA GAÇE “THUMBON” REPERËT: BËJNË BLAH-BLAH PËR ATA QË U KANË DALË THINJAT NË SKENË…

Aurela Gaçe shpesh në rrjetet sociale ka kritikuar blerjen e klikimeve nga këngëtarët.

Së fundi, Gaçe përmes një postimi ka thumbuar reperët. Ajo ka krahasuar klikimet e tyre me ato të Eminem, Snoop Dogg. Po ashtu Dr Dre, në këngën e tyre më të re, “Back in the game”.

Artistja shkruan se, legjendat e hip hop-it bashkë në 5 ditë kanë mbledhur 7 milionë shikime në “YouTube”. Nëse kjo ndodh me artistët në Shqipëri do t’u thuhet se u ka rënë fama.

Ajo shigjeton artistët e rinj. Sipas saj me tri vjet sukses në skenë flasin për ata që kanë vite. Dhe poashtu iu kanë dalë thinjat në skenë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult