Filmi “Z” (1969) i Costa-Gavras, do ta hap Muajin e Filmit Evropian i cili do të fillojë më 1 nëntor dhe do të përfundoj më 9 dhjetor. Krejt kjo në kuadër të partneritetit në mes të Kino Armatës dhe Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema. Kështu ka njfotuar përmes një njoftimi Kino Armata në rrjetet sociale.
Film “Z” bazohet në vrasjen e aktivistit të majtë grek në vitin 1963, Gregoris Lambrakis, derisa vrasja ndodh në mes të një demonstrate të dhunshme.
“Një thriller politik mbresëlënës, Z i regjisorit grek Kosta-Gavras ishte një nga sensacionet kinematografike të fundit të viteve gjashtëdhjetë dhe mbetet ndër transmetimet më vitale nga ajo epokë e shenjtë e krijimit të filmave.
Fitues i Çmimit të Akademisë – filmi bazohet gjerësisht në vrasjen e aktivistit të majtë grek në vitin 1963, Gregoris Lambrakis – me aktorin Yves Montand si një politikan dhe doktor të shquar, vrasja publike e të cilit ndodh mes një demonstrate të dhunshme, dhe mbulohet nga zyrtarë ushtarakë dhe qeveritarë; Jean-Louis Trintignant është gjyqtari këmbëngulës, i cili është i vendosur të mos i lërë t’i shpëtojnë”, thuhet në njoftimin e Kino Armatës.
Me montim ritmik e të rrjedhshëm, fotografinë realiste dhe ekspresive, si dhe muzikën e paharrueshme, shtytëse të Mikis Theodorakis, filmi ”Z” është një kryevepër teknikisht e guximshme dhe emocionalisht tërheqëse.
Kosta-Gavras (i lindur në 1933 në Iraia, Greqi) është regjisor greko-francez, i njohur për filmat e tij me tematikë të ndërlikuar politike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i tij, kontabilist në Athinë, punoi për lëvizjen majtiste të rezistencës dhe u shënjestrua si komunist. Më vonë pas dështimit të komunistëve në luftën civile, ai u arrestua.
Kjo jo vetëm që e rëndoi familjen financiarisht, por edhe i mbylli dyert për studimet e larta për Gavrasin e ri. Ai u detyrua të shkojë në Francë, ku diplomoi nga Instituti për Studime të Avancuara Kinematografike në Paris.
Tutje, ai filloi të punojë si asistent i regjisorëve të njohur të asaj kohe deri në debynë e tij filmik nga mesi i viteve 1960 me trillerin ‘Compartiment tueurs’.
Filmat e tij të mëvonshëm bartën mesazhe të fuqishme politike, posaçërisht ‘Z’, ’État de Siège’, ‘Missing’, and ‘Hamma K’, etj. Sot ai është shtetas i naturalizuar francez dhe jeton në Paris.
Ndërkohë edhe këtë vit, Kino Armata do të jetë një nga mbi 70 kinematë në të gjithë Evropën që do të shfaqë filma gjatë Muajit të Filmit Evropian të organizuar nga Akademia Evropiane e Filmit në periudhën 1 nëntor – 9 dhjetor 2023.
Për gjashtë javë, Muaji i Filmit Evropian, sezoni i filmave dhe çmimeve të Evropës, feston diversitetin fantastik të filmit evropian.
Në të gjithë Evropën, kinematë kryesore në 35 vende duke filluar nga Rejkjaviku deri në Athinë, nga Lisbona në Bukuresht, por gjithashtu duke përfshirë qytete dhe rrjete të vogla, theksojnë filmat evropianë, duke paraqitur programe të veçanta, ngjarje dhe retrospektiva të dedikuara.
Në vend të një katalogu të njëtrajtshëm, çdo kinema pjesëmarrëse po krijon një program unik sipas ekspertizës së tyre dhe duke iu përshtatur shijeve të audiencës së tyre.
Më pas, Muaji i Filmit Evropian kulmon më 9 dhjetor në ndarjen e 36-të të Çmimeve Evropiane të Filmit në Berlin.
Muaji i Filmit Evropian mbështetet nga Programi Creative Europe Media i Bashkimit Evropian, si dhe partnerë si Europa Cinemas dhe CICAE.
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL POETIK NGA ANILA TOTO: NJË GRUA NË DRITARE
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Anila Toto:
Lulëkuqja
Një lulëkuqe këtë mëngjes
çelet ngadalë e ashtu paqësisht.
I hap petalet lehtë përmbi vesë
derisa shpaloset plotësisht.
Duket sikur ka mbirë nga gjaku
se dashuri më zgjon dhe malle.
Oh, ç’bir i shqipes për së largu
është mishëruar ndër petale?
Vjen nga kohët ashtu i heshtur
në një lulekuqëz, kuq e zi…
Asnjë flamur nga bijtë e vdekur
s’u kthye në lule e prapë të mbijë.
Nga drita e saj nis çelet toka
e zbukurohet gjithë ky vend.
Një lulekuqe e ndryshon bota
ndryshon gjithë jeta në planet.
Tetori rozë
Ti motra ime lart në qiell
Që dhimbja të është lehtësuar
Që natën ti më bëhesh diell
E ditën, hëna e munguar.
Më ndjek nga pas një ndjenjë e butë
Që kohët ty t’i la në mes
Nga toka dhimbja u shkëput
E dritë t’i ktheu lart në qiell.
Një shoqe e kam në dhe të huaj
Lufton çdo ditë aty për jetën,
Por dhimbjet nuk e kanë lënduar
E fati i saj nuk e la vetëm.
Ja edhe një mike vjen nga larg
Pa flokë në kokë dhe e tjetërsuar
Me shumë krenari, por fjalëpak
Tregon se tashmë e ka kaluar…
Kudo në botë ka mijëra gra
Që në emër të jetës, Atit dhe birit
Luftojnë të fitojnë me shkencë e fat
Sëmundjen e kanserit të gjirit.
Ne jemi femra, bija dhe gra
E mbajmë mbi supe jo vetëm jetën
Familjet tona do të vuajnë më pak
Me një kontroll mjekësor të vetëm.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult