Bëhet publike lista/ Këta janë 10 kandidatët pretendentë për Çmimin “Lumo Skëndo”

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar 10 kandidaturat për Çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2023.

Duket se gara këtë vit për veprën më të mirë në publicistikën dhe eseistikën shqiptare nuk është e lehtë. Veprat e përzgjedhura janë “Fan Noli – Apostulli” nga Ilir Ikonomi, “Frashëri i shquar, i panjohur”, Thomas Frashëri; “Beteja për 20 përqindëshin” Ardit Bido; “Një urë fjalësh mes nesh dhe tjetrit” Namir Lapardhaja; “Zbulimi i Erosit në antikitet”, Artan Fuga; “Njeriu si një tjetër”, Natasha Lako; “Takimet e mia me…”, Blendi Fevziu; “Unë jam Kosovë”, Migjen Kelmendi; “Dëshmi dhe kujtesë”, Astrit Lulushi si dhe “Publicistikë e zgjedhur “ të Erion Kristos.

Juria e edicionit të tretë të çmimit “Lumo Skëndo”, përbëhet nga botuesja Arlinda Dudaj, Uran Butka, studiues i veprës së Mit’hat Frashërit, pedagogia Belina Budini, studiuesi dhe pedagogu Bledar Kurti si dhe studiuesi Ardit Gjinali.

Nisur edhe nga dy edicionet e mëparshme, Çmimi “Lumo Skëndo” shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të këtyre botimeve, që kanë një rol në diskutimet publike.

Për Drejtoreshën e QKLL-së Alda Bardhyli ky çmim jo vetëm rikthen vëmendjen tek një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare si Mid’hat Frashërit, por dhe vlerëson dy gjini që shpesh lihen në harresë, por janë thelbësore në zhvillimin e debateve bashkëkohore e të thelluara.

Çmimi “Lumo Skëndo” për veprën më të mirë të botuar në publicistikë dhe eseistikë përgjatë vitit 2023, do të finalizohet në fund të marsit, që është dhe dita e lindjes së Mit’hat Frashërit.

Një vit më parë, fitues i Çmimit Lumo Skëndo ishte Ben Blushi me “41 Sekrete”. Autori u vlerësua për veprën më të mirë në fushën e publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022.

Ndërsa dy vite më parë, që u mbajt edhe edicioni i parë, fituese e çmimit Lumo Skëndo ka qenë Lea Ypi me librin “Të lirë”./ balkanweb

ObserverKult


halil matoshi the lil's poem

Lexo edhe:

HALIL MATOSHI FITON ÇMIMIN KOMBËTAR “ALI PODRIMJA” / “THE LIL’S POEM”, LIBRI MË I MIRË ME POEZI NË VITIN 2023

Në Ministrinë e Kulturës sot u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023.

Libri “The Lil’s Poem” i Halil Matoshit, botuar nga Shtëpia Botuese “Littera”, është vlerësuar si libri më i mirë me poezi për vitin 2023 duke fituar Çmimin Kombëtar “Ali Podrimja” .

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

————

ymer nurka

YMER NURKA: DASHURIA – ËSHTË PJESA JOTE E MUNGUAR…

Më shfaq dy gjinj, nektar-ambrozi,
Gatuar vallë, nga ç’brumë?!
Dhe pret që mendja të më sosi,
Dhe pret që unë…dhe pret që unë!

Në buzë na feks një buzëqeshje,
Si mbi qershi ndalon një flutur,
Siç çel e lind mbi një kureshtje,
Filozofia më e bukur.

Më pyet ti “ç’është dashuria?”,
(Të dish në jam i dashuruar!)
E unë ta kthej me fjalët e mia;
“Është pjesa jote e munguar.”

Është vepër arti, një imazh,
Që rrok shpirtin plot pasion,
Pastaj të kthehet në mirazh,
Që ta arrish, një jetë vrapon.

“Çasti” është, kur dy partnerë,
Për njëri-tjetrin ngjajnë perfekt.
Pas tij vërshojnë çaste të tjerë,
Që duan shkak, të gjejnë difekt.

Dashuria është një lugë,
Që në një çast ushqen dy gojë.
Dashuria është një rrugë,
Herë ngjan betejë, herë ngjan si lojë!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult