Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde, të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Shumë nga ne nuk janë duke jetuar ëndrrat e tyre, sepse kanë zgjedhur të jetojnë frikërat e tyre. – Les Brown

Unë besoj tek të qëndruarit të fortë, kur gjithçka duket sikur po shkon gabim. Unë besoj se vajzat e buzëqeshura janë më të bukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj tek mrekullitë. – Audrey Hepburn

Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje. – Thomas Payne

Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë. – Theodore Roosevelt

Jeta është shumë misterioze për ta marrë në mënyrë serioze. – Mary Engelbreit

Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior/e pa lejen tënde. – Eleanor Roosevelt

Nëse do të shkosh shpejt diku, shko i vetëm. Nëse do të shkosh larg, shko në shoqëri. – Proverbë afrikane

Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde. Të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi. – Eleanor Roosevelt

Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Përsosmëria pra, nuk është një art, por një zakon. – Aristoteli

Nëse punon fort dhe sillesh mirë, gjëra të mrekullueshme do të të ndodhin. – Conan O’Brien

Çdo gjë e mirë është e vështirë. Nëse do të ishte e thjeshtë, çdokush do ta dëshironte. – Jimmy Dugan

LEXO EDHE: Të hezitosh është gjë e mirë, nëse pastaj bën atë që duhet bërë…